E Diel, 1 Nëntor 2026

Laptopi cilësor super i vogël

Laptopi i ri i kompanisë MSI me shenjën dalluese X-Slim X350 përveç specifikave më të mira me vete sjell edhe shtëpizën e përpunuar në mënyrë më kualitative. MSI ka paraqitur laptopin e ri në linjën e vet X-Slim. Laptopi është bazuar në arkitekturën CULV të kompanisë Intel, mirëpo shtëpiza është përpunuar nga legura e magnezit me gravura laserike. Pesha e tij është 1.5 kilogramë, trashësia pak më e vogël se 2.5 centimetra, ndërsa bateria ofron deri në nëntë orë autonomi pune. Ekrani me diagonale 13.4 inç është integruar edhe grafika e GMA 4500MHD e Intel, maksimalisht 2 GB RAM dhe disku prej 320, respektivisht 500-gigabajt. Laptopi do të shitet me Windows 7 Home Premium, çmimi nuk është bërë i njohur.

19 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›