Ngrënia gjatë festave, produktet bimore që mbajnë në kontroll peshën dhe stomakun
Specialistja Mimoza Petani shpjegon se si të hamë pa u kufizuar gjatë festave
Jo më kot njerëzit thonë se barku vendos, sidomos gjatë ushqimeve të tepërta që konsumojmë gjatë festave. Të joshur nga shija e gatimeve të shumëllojshme dhe tryezat pa fund nga një i afërm tek tjetri gjatë festave të fundvitit rreziku që të shtojmë në peshë ose të abuzojmë me stomakun është tepër i lartë. Për këtë arsye, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani shpjegon se cili është sekreti që gjatë festave të hamë pa u kufizuar dhe të mos shtojmë peshë. Bëhet fjalë për përdorimin e disa produkteve me bazë 100 për qind bimore, të cilat nëse konsumohen pas ngrënies së tepërt bëjnë tretjen e ushqimit si dhe yndyrave e sheqernave që mund të grumbullohen në organizëm. Konkretisht produktet që ndihmojnë në tretjen e ushqimeve janë, digerisko, cotidierbe, colesol, ferzym, aries etj. Specialistja shpjegon se nëse përdoret qoftë edhe një nga produktet e mësipërme, rreziku për të shtuar në peshë trupore ose dëmtuar stomakun nuk ekziston më, pasi ato bëjnë tretjen në kohë reale të ushqimeve.
Problemet
Sindroma e kolonit të irrituar është një çrregullim shumë i përhapur, i cili prek gjithë kategoritë e njerëzve. Vlerat e këtij shqetësimi shkojnë deri në 20-40 për qind të popullsisë në përgjithësi dhe më tepër femrat sesa meshkujt. Koliti përfaqëson një gjendje inflamatore akute, ose kronike të zorrës në forma të një rëndese të ndryshme, ku disa kanë simptoma më të rënda, ndërsa të tjerë më të lehta në varësi nga individi. Kjo sindromë nuk konsiderohet një sëmundje e vërtetë përderisa nuk shoqërohet me lezione, apo dëmtime të indeve të zorrës. Por nga ana tjetër, bëhet fjalë për shqetësim funksional kronik i zorrës në të cilin simptoma e dhimbjes shoqërohet me modifikime funksionale të lëvizshmërisë së zorrës, ku ato mund të shpejtohen dhe të shkaktojnë një lëvizshmëri më të shpejtë të ushqimit duke formuar gazra dhe duke shkaktuar diarre. Nga ana tjetër, këto lëvizje mund të reduktohen deri në atë pikë sa masa e ushqimit të përpunuar të qëndroj në zorrë dhe të dehidratohet duke sjell në këtë mënyrë kapsllëk. Në studimet e fundit të publikuara për sindromën e kolonit të irrituar është vërejtur një çekuilibrim i florës mikrobike inestinale, ku ka një ulje të baktereve të dobishme si laktobacilet dhe bifidobakteret dhe ka një rritje të atyre të dëmshme si klebsjellat dhe enterokoket. Studimet gjithashtu, kanë nxjerr në pah dhe faktin se në qoftë se kjo florë mikrobike sillet në normë edhe shenjat e kolitit zhduken në masën 75 për qind.
Produktet bimore që ndihmojnë tretjen e ushqimeve
Produktet bimore të përbëra nga disa bimë që rregullojnë tretjen janë si më poshtë.
Digerisko
Personat që kanë një tretje të vështirë, e cila shoqërohet me ndjenjën e rëndesës pas ushqimit, përgjumje, ulje vigjilence, fryrje, ere e keqe goje mund të përdorin disa tableta, të cilat mbahen në gojë në formën e karameleve dhe ndihmojnë tretjen e menjëhershme duke ulur ndjenjën e rëndesës në stomak. Kjo tabletë quhet digerisko dhe përbëhet nga 12 bimë mjekësore që ndikojnë jo vetëm mbi stomakun, por dhe mbi fshikëzën e tëmthit dhe pankreasin, duke bërë kështu një tretje të plotë dhe fiziologjike gjithashtu. Cotidierbe
Rregullimi i tretjes largon aromat e këqija të gojës, rregullon lëkurën duke ndikuar në një pastrim të toksinave të ndryshme që grumbullohen si pasojë e një jashtëqitjeje jo të rregullt. Në disa raste dhe dhimbjet e mesit mund t’i dedikohen konstipacionit dhe presionit që ushtrojnë mbi nervat e shpinës masat ushqimore të përpunuara. Për të ndihmuar jashtëqitjen mund të përdoret një koktej me bimë mjekësore të kombinuara në mënyrë të tillë që të kenë një përdorim të lehtë, të përshtatshëm, me efekte të menjëhershme dhe jo irrituese për zorrën. Ky preparat gjendet me emrin cotidierbe dhe mund të jetë në formë tabletash ose shurupi.
Colesol
Është mirë që terapia me colesolin të integrohet me oligo terapinë. Kjo do të thotë një kombinim për një efekt të shpejt dhe të zgjatur në kohë, që përveç rregullimit të mikroflorës, të ushqehet me minerale dhe sistemi nervor i cili stimulon funksionimin korrekt të peristaltikës (lëvizjes ritmike të zorrëve). Ky ilaç bimor jep dhe një qetësim gjithashtu të stresit dhe ankthit, që janë faktor madhor esencial dhe të pa kundërshtueshëm në rolin e tyre si shkaktarë të kësaj patologjie që quhet ndryshe dhe psikosomatike. Në këtë patologji stresi psikologjik ndërvepron me sistemin nervor vegjetativ që inervon traktin tretës. Të tillë elemente janë të gjithë të studiuar dhe të përfshirë në një nga fisiosolet e konkretisht në fisiosol CI (koloni irrituar).
Ferzym
Një problem tjetër që sot takohet shumë shpesh është ai i përdorimit pa kriter i antibiotikëve, të cilët jo vetëm që shkatërrojnë totalisht florën intestinale, por dhe krijojnë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e infeksioneve mykotike, rënien e imunitetit dhe çrregullimet në zakonin e jashtëqitjes. Për të gjitha këto probleme ekziston një preparat i integruar i cili quhet ferzym dhe përmban me miliarda fermente laktik dhe bifidobakere minerale të ndryshme si hekur, zink, magnez, fosfor, kalcium, vitaminat B1, B2, B6, B12, PP, acidi pantotenik dhe fibra të baobabit, akacias etj. Të gjitha këto japin një rregullim të florës bakteriale, të jashtëqitjes, stimulojnë pjekjen e leukociteve duke rritur imunitetin dhe mbrojtur ndaj virozave apo sëmundjeve bakteriale të ndryshme.
Magneziumi
Për të rregulluar kontraksionet e zorrëve në këtë kapsulë është futur edhe magneziumi, i cili është një oligoelement esencial për funksionimin e sistemit nervor dhe përçimeve të impulseve nervore në organe shenjë. Magnezi luan edhe një rol fondamental në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Të gjitha sa thamë më lart ndodhen të kombinuara në një preparat të quajtur Colesol ferzym me një efekt të garantuar dhe që në ditët e para të përdorimit.
19 Dhjetor 2009