15 dhjetor 2010 rrezohen barrierat me Evropen
Shqiptarët pa viza në Europë. Një vitë më parë, qytetarët shqiptarë mundën të udhëtonin lirshëm drejt Romës, Berlinit, Athinës, Madridit, Parisit, Brukselit, Oslos, Amsterdamit e të gjitha vendeve, pjesë e hapësirës Shengen, të Bashkimit Europian.
Shqipërisë iu desh një rrugë e gjatë për të arritur deri në këtë moment.
Më 8 nëntor të një viti më parë Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Ky vendim historik, që hyri në fuqi më datë 15, të një viti më parë, shënoi fundin e të gjitha mundimeve dhe barrirareve për qytetarët shqiptarë për të kaluar kufirin e për të udhëtuar të lirë nëpër Europe. Shqiptarët nuk do të rropateshin më në rradhët e gjata, pranë dyerve të ambasadave. Prindërit mundën të takonin fëmijët e tyre, që prej vitesh, për shkakt të një vize, nuk i kishin parë. Të rinjtë mund t’i drejtoheshin vendeve europiane për të nisur studimet. Biznesi arriti një lehtësi të madhe.
Qeveria shqiptarë dhe të gjitha institucionet shtetërore ndërmorrën reforma të thella, në funksion të liberalizimit të vizave. Prodhimi i kartave të reja të identitetit dhe pasaportave biometrike, ishin ndër kriteret dhe arritjet kryesore, të cilat mundësuar përfitimin e lëvizjes së lirë. Reformat e ndërmarra, vendosën standardet më të larta të sigurisë dhe kontrollit të kufijve.
Vetëm një një pasaportë biometrike, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 25 shtete të Bashkimit Europian , si dhe Zvicër, Islandë dhe Norvegji. Data 15 dhjetor 2010 u shndërua për shqiptarët në një ditë feste.
Avioni i parë që fluturoi me qytetarët shqiptarë pa viza drejt Evropës ishte ai i linjës Tiranë-Vjenë në orën 4 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, që u pasua nga të tjera fluturime drejt kryeqyteteve të Evropës. Po atë mëngjes, ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha, i shoqëruar nga një grup studentësh, ndërmorrën një udhëtim simbolik drejt Brukselit, kryeqendrës politike të Bashkimit Europian, për të vizituar ambjentet e Parlamentit Europian. Deri në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ata u përcollën nga kryeministri Sali Berisha, që e cilësoi këtë flutrim drejt Brukselit si të parin e kësaj natyre që hap siparin e një Evropë pa mure.
Por, lëvizja e lirë në vetevete përmban disa kretere, të cilat duhen respektuar nga qytetarët. Për këtë qëllim qeveria shqiptare ndërmorri një fushatë të gjerë sensibilizuese, përmes të cilës sensibilizion qytetarët mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre. Kjo fushatë u vlerësua dhe vijon të vlerësohet nga institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian. Sipas tyre, liberlaizimi i vizave për shqiptarët Shqipërinë përmbën një histori suksesi në marrëdhëniet Shqipëri – Bashkimi Europian.
Sot pas një viti, shqiptarët kanë të drejtë të krenohen për arritjen e madhe.