Prangosen, kërkonin thesarin për të “shpëtuar” Greqinë
ATHINE-Një justifikim të pabesueshëm kanë gjetur katër “gjuetarë thesaresh” në Aleksandropulos, kur u zbuluan dhe u arrestuan nga policia.
Ata thanë se po kërkonin thesarin e Aleksandrit të Madh, dhe me të do të shpëtonin Greqinë nga vështirësitë që po përjeton për shkak të krizës ekonomike dhe do t’i rregullonin asaj imazhin në botë.
Një pensionist ish-kapiten anijeje dhe 3 miqtë e tij të papunë, hartuan një project sipas disa hartave dhe gojëdhënave, me të cilin shpresonin të zbulonin thesarin aq të kërkuar të Aleksandrit të Madh.
Ata hapën një gropë të madhe, duke përdorur kompresorë, gjeneratorë, lopata, në një zonë të vështirë por u pikasën nga barinjtë. Këta të fundit lajmëruan policinë, që i arrestoi gërmuesit me akuzën për “gërmime ilegale” dhe iu konfiskoi atyre gjithë mjetet e punës duke iu prerë kështu në mes ëndrrën për gjetjen e thesarit të Aleksandrit të madh.
(d.b/BalkanWeb)