Liga e Evropës është iberikase, gjermanët jashtë
Liga e Evropës tani mund të quhet Liga iberikase. Kjo, sepse çerekfinalet e luajtura dje kanë dhënë verdiktin e tyre: në gjysmëfinale të turneut kalojnë tre skuadra spanjolle, Valencia, Atletiko Madrid, Atletik Bilbao dhe një portugeze, Sportingu i Lisbonës. Këto 4 klube të mirënjohura eliminuan respektivisht Az Alkmar (Holandë), Hanover (Gjermani), Shalke 04 (Gjermani) dhe Metalist Kharkiv (Ukrainë). Këto do të jenë edhe finalistet e kupës së vogël të kontinentit për një vend në betejën finale të 9 majit, sfidë që do të luhet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit (në kryeqytetin rumun). Valencia u kualifikua midis kater me te mirave të Ligës se Evropës, duke eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-2 holandezët e AZ Alkmar. Pas humbjes 2-1 në Holandë, spanjollët fituan 4-0 në Mestaja. Golat nga Rami 15′ dhe 17′, Jordi Alba 56′ dhe Pablo Hernandez 80′. Atletiko Madrid fitoi edhe takimin e dytë me të njëjtin rezultat me Hanover 96, 2-1, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Adrian 63′ dhe Falkao 87′ shënuan për madrilenët, Diouf për gjermanët. Altin Lala ishte në stol për Hanoverin. Edhe klubi tjetër spanjoll, Atletik i Bilbaos u kualifikua për në gjysmëfinale, pas barazimit 2-2 me Shalke 04, që e çoi rezultatin e përgjithshëm në 6-4, pasi takimin e parë në “Veltnis Arena”, Atletiko e kishte fituar 4-2. Gjermanët kaluan dy herë në avantazh me anë të Huntelar 29′ dhe Raul 52′, por po aq herë barazuan spanjollët me anë të Ibai 41′ dhe Susaeta 55′. Ukrainasit e Metalist Kharkov barazuan 1-1, por me rezultatin e përgjithshëm 3-2 u kualikuan portugezët e Sportingut të Lisbonës. Van Eolfseinkel shënoi në minutën e 44-t për Sportingun, barazoi Kristaldo 57′ për Metalist.
Çerekfinalet Dje
Atl.Bilbao – Shalke 2-2 (4-2)
Valencia – Az Alkmar 4-0 (1-2)
Metalist K. – Sporting L. 1-1 (1-2)
Hanover – Atl.Madrid 1-2 (1-2)Gjysmëfinalet 19-26 prill
Atl.Madrid – Valencia 21:05
Sporting L. – Atl.Bilbao 21:05Finalja 9 maj
“National Arena Bukuresht” (Rumani)