E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry: Ende mund ta fitojmë titullin

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka deklaruar se gara për titullin nuk ka përfunduar për ta.

Chelsea tani është 11 pikë prapa Manchester United në tabelën e Premier Ligës, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Ne ende jemi në garën për titull. Ne e dimë se jemi shumë pikë prapa por ne kemi një prej ekipeve më të fuqishme në ligë dhe gjithkush tani është në formë”, ka thënë Terry.

Blutë së fundi pësuan edhe një goditje tjetër nga Manchester United, pasi u mposhtën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›