E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve. Bayern ne Zyrih vetem per kualifikimin

Liga e Kampioneve do të njohë sot pesë skuadrat e para, të cilat do të sigurojnë biletat për në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Të gjithë prozhektorët do të drejtohen në Zyrih, ku Bajerni i Mynihut do të kërkojë të vulosë kualfikimin për të raundin tjetër Champions.

Fitorja 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në “Allianz Arena” e bën skuadrën e drejtuar nga Jup Heinkeins favorite, por tekniku ka kërkuar përqëndrim maksimal nga futbollistët e tij. “Do të zbresim, në fushë me skuadrën tonë më të mirë. Nëse kërkojmë të vazhdojmë atë që nisëm një javë më parë,m atëherë duhet ta marrim seriozisht këtë ndeshje. Asgjë nuk është mbyllur dhe për këtë duhet përqëndrim maksimal”, ka bërë të ditur Heinkens.

Bajerni i Mynihut vjen në këtë sfidë pas fitores bindëse 5-0 kundër Hamburgut në ndeshjen e fundit të Bundesligës, ndërsa Heinkens do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij titullarë. Robben dhe Ribery konfirmuan në fundjavë formën e shkëlqyer, ndërsa i vetmi që mungon është Ivica Olic i dëmtuar.

Ndërkohë vendasit e Zyrih përballen me një mision të vështirë për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë, por gjithsesi në fushën e tyre ata do të kërkojnë të paktën të bëjnë një paraqitje të mirë. Në ndeshjet e tjera që do të luhen sot në mbrëmje, Villareal pret në fushën e tij Odense, APOEL Nikosia luan kundër Wisla të Krakovës, Genk përballet me Makabi Haifa, ndërsa Malmoe do të presë në shtëpi Dinamon e Zagrebit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›