E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen aksidentet ne Kosove. Shumica pa viktima

Stina e verës ka rritur numrin e aksidenteve rrugore në Kosovë. Por aksidentet përgjatë akseve rrugore të vendit kanë pësuar rritje në të gjitha gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të policisë, vetëm gjatë periudhës janar- qershor 2011 kanë ndodhur 6603 aksidente rrugore, në të cilat kanë humbur jetën 59 qytetarë, prej tyre 13 këmbësorë.

Në krahasim me vitet e kaluara, një fakt është pozitiv pasi ka rënie të aksidenteve që kanë shkaktuar viktima. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani thotë për Albanian Screen se angazhimi i shtuar i policisë rrugore ka bërë që numri i tyre të zvogëlohet.

“Në periudhën e njëjtë me atë të vitit të kaluar janë evidentuar 59 raste që persona e kanë pësuar jetën në aksidente me fatalitet, ndërsa në periudhën e njëjtë janar- maj 2011 janë 38 raste. Kështu që duke llogaritur në përqindje kuptojmë që 35.59 % kemi rënie të aksidenteve me fatalitet”- tha Kelani.

Shtimi i numrit të automjeteve gjatë verës nga mbërritja në vend e emigrantëve ka ndikuar në masë të madhe në rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja të rënda. Shpejtësia e madhe, mosnjohja e rrugës dhe mungesa e sinjalistikës shihen si shkaktarët kryesor të këtyre aksidenteve.

“Realisht faktor kontribuues në shkaktimin e aksidenteve është mospërshtatja e kushteve të rrugës dhe shenjave të komunikacionit rrugor, këtë mospërshtatje të shenjave dhe kushteve të rrugës e bënë faktor njeri, pra qytetari nuk i përshtatet kushteve të rrugës, është edhe tejkalimi shpejtësisë dhe kyçja e pasigurt në rrugë”- tha Kelani.

Gjatë muajve të kësaj vere dhe 10 ditshin e parë të muajit gushtit janë shënuar 475 aksidentesh rrugore, 19 aksidente më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›