E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik nis me 10 tetor

Viti i ri akademik 2011-2012 , do të nisë në 10 tetor. Tashmë autoritetet e arsimit janë në fazat përfundimtare, të pranimit të të rinjve në auditorët e universiteteve. Të premten do të mbyllet faza e rregjistrimit të fituesve dhe vetëm pas një jave të gjithë priten të ulen në auditorë. Por rregjistrimet për pranimet e të rinjve që kërkojnë të ndjekin shkollën e lartë nuk do të mbyllen, pasi ato mund të rregjistrohen në ciklin e studimeve me kohë të pjesshme apo part-time. 

Aplikimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme do të fillojnë në datën 1 tetor deri ne 21. Fituesit do të shpallen pas nje jave, ndërkohë që rregjistrimi do të bëhet në një nëntor. Ata mund të drejtohen pranë sekretarive me diplomën e maturës shtetërore dhe dokumentat e identifikimit. Edhe këtë vit universitetet kanë propozuar kuota të shumta në sistemin partime, pasi vitetet e fundit, ky sistem ka qënë mjaft i preferuar nga ish maturantët, si një zgjidhje efikase për të ndjekur studimet në distancë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›