Liga e Kampioneve perfundon sot ndeshjet Play Off
Do të përfundojë sot turi i fundit eleminator në Ligën e Kampionëve. Pesë ndeshje do të luhen për të përcaktuar skuadrat e fundit finaliste të fazës së grupeve dhe Sëlltiku, Kluzhi e Dinamo e Kievit janë në pozita të shkëlqyera për t’u kualifikuar, pasi kanë fituar jashtë fushe në ndeshjet e para.
Më të ekuilibruar dy çiftet e tjerë, Fenerbahçe-Spartak i Moskës dhe Lilë-FC Kopenhagen, ku miqtë i kanë fituar përballjet e para.
Duke folur për shanset e ekipit të tij, trajneri i Dinamos së Kievit, Juri Sjomin, fton për përqëndrim megjithë fitoren 3-1 në Gjermani ndaj Borusias së Mynshengladbahut.
“Situata për ne është mjaft e vështirë. Na pret një ndeshje tepër e fortë, të cilën duhet ta luajmë me të gjitha forcat tona, sidomos sepse do të kemi përballë një nga ekipet më të mirë të Bundesligës, që e tregoi në ndeshjen e fundit në kampionat se di të fitojë duke luajtur mirë”.
Kolegu i tij i gjermanëve, Lysien Favre, e di se arritja e kualifikimit është thuajse e pamundur.
“Është ndeshja e kthimit. Ne e humbëm të parën 3-1. Ne nuk luajtëm keq, por pësuam gola naivë dhe tani na duhet të bëjmë gjithçka për të provuar mrekullinë. Gjithsesi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm: kur humbet 3-1 në shtëpi, është tepër e v ështirë të kualifikohesh për në turin tjetër. Gjithsesi, nuk i dihet dhe gjithçka mund të ndodhë”.
Pra, hapi i fundit drejt grupeve hidhet sot dhe plotësohet kuadri i 32 skuadrave që do të luajnë në aktivitetin më të madh të futbollit të klubeve në botë.