E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis-US Open kualifikohen emrat e medhenj

Emrat e mëdhenj të tenisit kanë arritur të kalojnë në pjesën dërrmuese pengesën e radhës në turneun e hapur amerikan. Në “US Open” nuk dështon Rozher Federer numri 1 i botës i cili mundi amerikanin e ri, Donald Jang 3-0 me sete. Rezultatet e seteve ishin 6-3, 6-2 e 6-4, ndërsa ndeshja përfundoi në 1 orë e 34 minuta.
Edhe numri 1 i femrave, Viktoria Azarenka, nuk e pati problem të kalonte rivalen e saj. Bjellorusja fitoi ndaj ruses Aleksandra Panova madje duke humbur vetëm një lojë, 6-0 e 6-1. Azarenka, kampione e “Australian Open”-it e mbylli përballjen në vetëm 50 minuta.
Serbi Novak Gjokoviç, kampioni në fuqi në Nju Jork, kapërceu si era italianin Nikola Lorenci. Numri 2 i botës i fitoi setet 6-0, 6-1 e 6-0 në vetëm 73 minuta lojë. Italiani gëzoi publikun duke fituar gejmin e vetëm në setin e dytë.
Një ndeshje shumë më e ashpër u luajt mes spanjollit Gijermo Garsia-Lopez dhe argjentinasit, Huan Monako. Ky i fundit, numri 10 në botës, u mund në 5 sete pas thuajse 5 orësh duel. Setet ishin 3-6, 1-6, 6-4, 7-6 e 7-6.
Së fundi, pretendentja kryesore e femrave, Serena Uilliams, kaloi pa asnjë problem amerikanen tjetër, Koko Vandervege. Kampionia e Uimbëlldonit i fitoi setet 6-1 e 6-1 duke u lodhur vetëm 55 minuta në fushë. Në turin e dytë, Serena, do të ndeshet me spanjollen Maria Martinez Sançez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›