E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkupa e Spanjes sot Reali i Madridit-Barcelona

Vendet janë ndërruar dhe tashmë do të jetë Barça që do të shkojë në fushën e Realit. Sonte në orën 22:30, një tjetër “El Klasiko” i futbollit spanjoll dhe europian do të ndiqet dhe shijohet nga dhjetëra e qindra milionë teleshikues. Vendoset fati i Superkupës së Spanjës dhe Realit do t’i duhet të zhbëjë humbjen 2-3 pësuar në ndeshjen e parë.

“Të fitosh ose jo Superkupën. Të mundësh ose jo Barcelonën. Në të vërtetë, asnjëra nga këto dy gjëra nuk ka shumë rëndësi për mua në këtë moment. Prioriteti im është të kuptoj nëse ajo që ndodhi ndaj Getafes ishte thjesht një rastësi apo jo. Vjet, provuam gjithçka ndaj Barcelonës, në Superkupë dhe Kupë. Kuptuam se mes dy ekipeve të mëdhenj gjithçka mund të ndodhë”.

Trajneri i katalanasve, Tito Vilanova, ka vetëm një refren dhe ky është shënimi i golave.
“Mendoj se është një ndeshje ku duhet të jemi të fokusuar për të shënuar gola. Ne po shkojmë në “Bernabeu” me fitoren 3-2 nga ndeshja e parë, një rezultat i mirë, por jo i mjaftueshëm. Duhet të shënojmë nëse duam kupën. Por, edhe Reali do të luajë në ofensivë, siç ka bërë edhe më parë. Do të synojë të shënojë shpejt. Jam i sigurt se do ta kërkojë fitoren që në fillim pasi i duhet të shënojë shpejt”.

Ashtu si në të gjitha ndeshjet mes këtyre gjigandëve, është thuajse 100 për qind e sigurt se do të ketë gola. Padyshim edhe spektakël. Ndaj, mbetet e gjitha një ndeshje për t’u ndjekur, edhe nëse do të ketë shtesa apo penallti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›