Huan Rubio zyrtarisht te Flamurtari
Hulian Rubio është trajneri i ri i Flamurtarit. Ajo që përflitej përpara se trajneri spanjoll të largohej nga Tirana tashmë u zyrtarizua. 60-vjeçari ka gjetur akordin me klubin vlonjat dhe do të jetë në krye të stolit për sezonin 2012-2013 të Superligës.
Të enjten Rubio u paraqit në qytetin bregdetar, ku fillimisht zivitoi ambientet e klubit dhe më pas ndoqi nga afër skuadrën në seancë stërvitore. Iberiku nisi zyrtarisht punën, edhe pse nuk ishte ai që e drejtoi stërvitjen. Këtë vendim ish-trajneri i Tiranës e mori sepse fillimisht ai preferoi që ti vëzhgonte lojtarët, për të krijuar një ide më të qartë.
Hulian Rubio ka firmosur kontratë 1-vjeçare në Vlorë, ku megjithëse mungojnë shifrat zyrtare, përflitet që ai do të përfitojë 13 mijë euro rrogë në muaj, për një toral prej mbi 150 mijë eurosh në sezon.
Në këtë mënyrë, spanjolli gjen akordin me Flamurtarin vetëm 48 orë pasi konfirmoi “divorcin” nga Tirana, skuadër me të cilën ai fitoi tre trofe në harkun e 14 muajve. Edhe pse vendosi të punojë te një rival direkt të bardhebluve për titullin, Rubio foli me superlativa për ish-skuadrën e tij, si edhe falënderoi të gjithë tifozët bardheblu.
Përsa i takon Flamurtarit, ai nënvijëzoi se do të bëjë më të mirën në krye të stolit kuqezi, megjithatë nuk e ka premtuar fitimin e titullit, pasi sipas tij askush nuk mund të japë garanci të tilla, edhe pse triumfi në Superligë mbetet objektivi kryesor.
Tashmë misioni i parë i Hulian Rubios është që të fitojë zemrat e tifozëve vlonjatë, ndërsa trajneri spanjoll pritet të debutojë në krye të skuadrës që prej sfidës së të premtes, ku Flamurtari pret Laçin në shtëpi në takimin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit, që do të luhet në orën 19:00.