Real i Madridit fiton Superkupen e Spanjes

Real Madridi ka fituar Superkupën e parë spanjolle pas katër vjetësh duke kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e moralit në skuadër, dhe duke iu gëzuar suksesit për mundjen e rivalëve historikë kur Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar fitoren me rezultatin 2-1 kundër Barcelonës e cila luante me 10 lojtarë. Fitorja jkundrë një Barcelone me gabimet e saj, që nisën me Adrianon i cili u largua nga fusha në minutën e 28. Sulmi I vënë në fushë nga Hoze Murinjo ishte superior që në 20 minutate para të lojës në Bernabeo para një Barcelone të varfër e cila lejoi fillimisht Higuanin të shënonte në minutën e 11 dhe Ronaldo vetëm 8 minuta më vonë ishte më se e lirë për të dyfishuar rezultatin. Lionel Mesi i dha pak shpirt skuadrës duke bërë të dukej sikur loja po përmbysej me një gjuajtje spektakolare prej 30 metrash pak momente para përfundimit të pjesë së parë së ndeshjes. Huguan ishte shumë pranë shënimit të golit të dytë personal por rezultoi I pafat në finalizimin e aksionit. Të dyja skuadrash shënuan një sërë rastesh që dukeshin shumë pranë golit sidomos në pëërfundim të ndeshjes, por rezultai përfundimtar i dha fund periudhës së fitoreve të njëpasnjëshme të Barcelonës. Ky ishte një sukses më se i nevojshëm për Murinjon pasi humbi në fillim të paraqitjeve të këtij sezoni, dhe sidomos humbjes 2 me kundër rivalëve të Gedafes në La Liga.