E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen Lojerat Paraolimpike ne Londer

Fizikanti Stefën Hauking që ndodhet në një karrige me rrota dhe Fituesi i çmimit Oskar nga Afrika e Jugut me Blejd Ranër, Pistorius ishin ndër emrat e famshëm që kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave paraolimpike që do të zgjasin 11 ditë. Përfaqësuesit e disiplinave ët ndryshme kanë marrë pjesë në një ceremoni festive dhe shumë ngjyrëshe me balerunë dhe fishekzjarre, në një kohë që organizatorët bëjnë të ditur se janë shitur pothuajse të gjitha biletat. Haukin i cili është diagnostikuar me një sëmundje në motorin e neuronit në moshën 21 vjecare, dhe të cilit në vitin 1963 iu tha se i kishin mbetur dhe dy vjet jetë, ka hapur ceremoninë me fjalën e tij. Houking i cili ka folur nëpërmjet pajisjes së tij të veçantë kompjuterike është shprehur se që nga dita e parë e civilizimit njerëzit janë përpjekur të gjejnë një shpjegim se si shkojnë gëjrat në botë dhe pse kjo e fundit ekziston”. Lojërat paraolimpike që organizohen në Londër do të presin numrin më të madh të atletëve që nga hera e parë e organizimit, në Romë në vitin 1960 me 4280 atketë që përfaqësojnë më shumë se 160 vende, duke krahasuar me faktin se në Romë ishin 400 pjesëmarrës atëherë dhe përfaqësonin 23 vende. Në skena të ngjashme me ato të 27 korrikut që mbajtën pezull të gjithë admiruesit e lojërave olimpike, në stadiumin olimpik në lindje të kryeqytetit britanik, një atmosferë e njëjtë është krijuar ddhe për 80 mijë fansa të tjerë dhe për miliona teleshikues. Kryetari i lojërave në Londër dhe dy herë fitues i medaljes së arit Sebastian Kou iu është drejtuar atletëve dhe pjesëmarrësve të tjerë: Mirëserdhët në Lojërat Paraolimpike. Mirë se erdhët në evenimentin që shpjegon se spe ekziston sporti. Lojërat paraolimpike u konceptuan në vitn 1948 brenda lojërave olimpike në Londër nga neurologu gjerman Ludvig Gutman, i cili hapi një qendër për pacientët me dëmtime në shtyllën kurrizore për ushtarët e luftës së dytë botërore. Në ceremoninë e hapjes ka qenë e pranishme dhe Mbretëresha Elizabetë. Ishte pikërisht ajo që i deklaroi të hapura lojërat paraolimpike. Interesi I përgjithshëm rret këtyre lojërave shihet qartë në shitjene biletave 2.4 milion bileta nga 2.5 milion të hedhura në treg janë shitur, një numër rekord ky. Më shumë se 50 përqind e biletave kushtonin rreth 16 dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›