E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes nis puna pergatitore per zgjedhjet vendore

Njësitë vendore të Qarkut të Kukësit kanë nisur punën e për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për vendvotimet apo vend numërimet e votave. Sipas institucionit të prefektit të qarkut, deri tani bashkitë Kukës, Krumë dhe Bajram Curri kanë përcaktuar në bazë të kritereve që ka vendosur ligji për ambjentet dhe mirëfunksionimin e KZAZ-ve edhe vendet ku do të instalohen Komisionet Zonale të Administrimit të zgjedhjeve.

“Me kërkesë të KQZ ka filluar të ngrihet infrastruktura në nivel qarku. Aktuliasht janë përcaktuar ambjentet e punës për komisionët zonale të administrimit të zgjedhjeve. Gjithsej janë tre zyra, një në bashkinë Kukës, një në bashkinë Krumë dhe një në bashkinë Bajram Curri. KZAZ I disponojnë këto ambjente dhe së shpejti pritet të fillohet nga punë. Ky ishte një detyrim I përcaktuar në kodin zgjedhor” tha Lebibe Tota, sekretare e përgjithshme e Institucionit të prefektit.

Sipas Kodit Zgjedhore, qytetarët votojnë në qendrën e zonës në të cilën figurojnë në listë. Gjitahshtu për sa i përket godinave janë marrë kontaktet me drejtuesit lokalë të arsimit  për vëien në përdorim të godinave shkollore ditën e zgjedhjeve.
                 
Flutura Tota             Azhornuar së fundi ( e shtunë , 05 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›