E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, sot Arsenal -Barcelona

TIRANë- Arsenal dhe Barcelona do të përballen mbrëmjen e sotme në “Emirates Stadium” për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Venger, e ka paralajmëruar Barcelonën se skuadra e tij është e aftë për të mposhtur secilin klub që ekziston në botën e futbollit. Arsenal dhe Barcelona janë përballur në finalen e vitit 2006 të Ligës së Kampioneve, ku spanjollët triumfuan 2-1 falë golave të Eto’o dhe Belleti, ndërsa më parë për Arsenalin kishte shënuar mbrojtësi Sol Kambell, që edhe mbrëmjen e sotme do të jetë në qendrën e mbrojtjes së Arsenalit.

Sfida tjetër e mbëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve dotë jetë përballja e “San Siros” mes kampionëve italianë të Interit dhe skuadrës ruse të CSKA-së së Moskës.

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka hedhur disa hije dyshimi përpara kësaj sfide teksa ka deklaruar se CSKA ka ardhur deri në këtë pikë në mënyrë të dyshimtë, pasi dy lojtarë të saj, Ignasheviç dhe Berezutsky, janë zbuluar me doping. Por kjo gjë është hedhur menjëherë poshtë nga klubi rus, që në faqen zyrtare ka përgënjeshtruar duke thënë se substanca e përdorur nga dy lojtarët nuk ishte e ndaluar. Gjithsesi gjithshka pritet të harrohet kur sonte në mbrëmje skuadrat të zbresin në fushën e lojës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›