E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mbështetje të plotë Shqipërisë për liberalizimin e shpejtë të vizave”

Ministri Bujar Nishani takohet me europarlamentarin Nikolaos Chountis

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, priti dje në një takim Nikolaos Chountis, Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Ballkanin me të cilin bisedoi rreth ecurisë pozitive të Shqipërisë në proceset integruese të BE-së.
Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë bëri një raport mbi ecurinë e deritanishme të të gjitha detyrimeve ligjore që Ministria e Drejtësisë ka plotësuar në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.
Ministri Nishani bëri një paraqitje të arritjeve të ministrisë në fushën e hartimit të të ligjeve, siç është ai antimafia dhe ai si dhe ai i Bashkëpunimit Ndërgjyqësor Ndërkombëtar si një hap cilësor në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar .
Më tej në prezantimin e tij, Ministri e njohu reporterin e PE-së me hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të hartimit të strategjisë së reformës në drejtësi, hartimin dhe miratimin e një pakete ligjesh për funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend , mbi një kuadër marrëveshjesh bilaterale si ajo me Mbretërinë e Belgjikës dhe marrëveshja e bashkëpunimit me EUROJUST, reformën në fushën e pronësisë , hapat e ndërmarra në përmirësimin e funksionimit të sistemit peneticiar në vend si dhe në dixhitalizimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Në fjalën e tij, Chuntis pasi përgëzoi ministrin për arritjet në fushën e drejtësisë dhe si dhe për adaptimin e ligjeve me legjislacionin e BE-së si i deklaroi atij mbështetjen e plotë të grupit të tij parlamentar për liberalizimin e vizave.
“Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Evropian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët”, tha reporteri i PE-së, duke u shprehur pozitivisht për ecurinë e proceseve integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe për plotësimin e detyrimeve nga ana e Shqipërisë.
“Unë besoj se integrimi i këtyre vendeve në BE është një aspekt pozitiv, faktor paqeje dhe stabiliteti për rajonin, por edhe për mirëqenien e popujve”, tha ai në përfundim të fjalës së tij.
Në këtë vizitë, Nikolaos Chountis ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Mimoza Halimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›