“Arritje në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, shërbim i ri për trajtimin e fëmijëve të shfrytëzuar”
Konferenca Ndërministrore “Plotësimi i Standardeve Ndërkombëtare dhe Sfidat e Shqipërisë në Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”
Shqipëria ka bërë përpjekje të vendosura në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke koordinuar aspektin penal të hetimit të trafikimit dhe vënien para drejtësisë së trafikantëve, me aspektin social në drejtim të mbrojtjes, asistimit dhe riintegrimit të viktimave të trafikimit. Këtë qëndrim paraqiti Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në konferencën ”Plotësimi i Standardeve Ndërkombëtare dhe Sfidat e Shqipërisë në Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, bashkëorganizuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik.
Ministri Basha evidentoi në fjalën e tij se me ligjin e ri ”Për parandalimin dhe Goditjen e “Shqipëria nuk etiketohet më si vend transiti për kontrabandimin dhe trafikimin e mallrave dhe personave dhe një pjesë e kësaj arritjeje i atribuohet padyshim edhe vazhdimësisë së moratoriumit për mjetet motorike lundruese”, u shpreh Ministri Basha.
Ministri Basha përmendi në fjalën e tij si masa dhe mjete të rëndësishme në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore edhe mirëfunksionimin e mekanizmave kombëtarë e vendorë për referimin e viktimave të trafikimit, shtimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit vetëm për luftën kundër trafikimit, bashkëpunimi me prokurorinë, bashkëpunimin me strukturat homologe të vendeve fqinje, etj.
I ftuari i nderit në këtë konferencë, David Phillips, ish këshilltar i DASH, sot Drejtor i Programit të Parandalimit të Konfliktit dhe Vendosjes së Paqes në Universitetin e Uashingtonit, paraqiti një raport ku vlerësoi angazhimet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe në kuadër të plotësimit të standardeve ndërkombëtare në këtë drejtim.
“Trafikimi ka qenë një problem shumë serioz por qeveria ka hartuar një program gjithëpërfshirës për të asistuar viktimat e trafikut, për të parandaluar trafikun dhe për ta hetuar atë. Duke njohur progresin e Shqipërisë, jam i bindur se BE do të lejojë lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë dhe qeveria e SHBA do të vendosë Shqipërinë në kategorinë më të lartë të vendeve që luftojnë trafikimin”, deklaroi ndër të tjera David Phillips.
Ndërsa, Ministri i çështjeve, Punëve Sociale she Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera u shpreh se, “Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është një sfidë e Qeverisë dhe shoqërisë shqiptare dhe mbart me vete jo vetëm detyrimin për ruajtjen më të mirë të kufijve, zbulimin dhe eliminimin e rrjeteve të trafikut, rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, por edhe identifikimin, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të trafikut dhe atyre në risk për t’u trafikuar”.
Raporti i progresit në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër trafikimit në njerëz u paraqit nga Koordinatorja Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi, ndërkohë në konferencë u prezantuan edhe rezultatet e punës dhe arritjet e bashkëpunimit me strukturat shtetërore të Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik.