Avokati i Popullit raporton, kritika ne Kom. e Ligjeve
TIRANE-Avokati i Popullit në detyrë, Riza Poda ka prezantuar sot raportin e punës së këtij institucioni për vitin 2009 para Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Por, deklarata e Avokatit të Popullit ka hasur në kritika të deputetëve në mazhorancës që kanë dëgjuar raportin e këtij institucioni ne Komisionin e Ligjeve.
Poda theksoi se në vitin 2009 u morën nga Avokati i Popullit në shqyrtim 3734 kërkesa nga qytetarët ku binin në sy, fenomene të njohura tashmë në vendin tonë. Poda tha se problem në vend mbetet gjakmarrja si dhe dhuna në familje, tashmë të kritikuara dhe nga raportet ndërkombëtare, më i fundit si ai i Amnesty International.
Poda theksoi ndër të tjera se trafikimi i qënieve njerëzore është ulur, por real është ende trafikimi i fëmijëve ku spikatin si kontigjentë fëmijët romë.
Por, ajo që Avokati i Popullit i quajti dhe më të rëndat dhe më tragjiket janë rastet e aksidenteve rrugore dhe automobilistike. Sipas Podas, aksidentet në punë janë kthyer tashmë si balance të viktimave në luftë.
Avokati i Popullit në detyrë vuri në dukje dhe rastet e aksidentete në punë. Sipas Podas shumë punëtorë nuk sigurohen nga ana financiare dhe në kushtet e sigurisë në punë.
Raporti i Avokatit të Popullit nuk përjashtoi as këtë radhë cështjen e trajtimit të të paraburgosurve si dhe mbipopullimit në burgje.
Ndër të tjera ankesa të qytetarëve në adresë të Avokatit të Popullit ishin dhe Prokurorinë e Gjykatat rreth vonesave që u bëhen cështjeve në procese gjyqësore.
Por, deklarata e Avokatit të Popullit ka hasur në kritika të deputetëve në mazhorancës që kanë dëgjuar raportin e këtij institucioni ne Komisionin e Ligjeve. Kritikat hasën pikërisht në shqyrtimin e ankesave të qytetarëve për firmat e ndërtimit, ku kundrejt njërës prej tyre, ankesa është dërguar pikërisht nga Avokati në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët Eduart Halimi, Enkelejd Alibeaj dhe Arenca Trashani kanë akuzuar institucionin e Avokatit të Popullit se është sjellë si avokat privat dhe jo i qytetarëve.
(d.b/BalkanWeb)