E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, synimi kryesor

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 09:17

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Liverpool ishte në gjendje të rëndë në janar, kur rezultatet e dobëta në Premierligë u përcollën me shkarkimin e menaxherit Roy Hodgson. Më pas, klubi emëroi legjendën Kenny Dalglish si menaxher – fillimisht të përkohshëm, e më pas të përhershëm – dhe transferoi sulmuesit Andy Carrol e Luis Suarez si dhe së fundmi mesfushorin e ri, Jordan Henderson.

Duke folur për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit, Gerrard nuk premtoi rikthimin në garën elitë të klubeve evropiane, por tha se kualifikimi në të është objektivi kryesor i ekipit për sezonin 2011/12.

“Do të më pëlqente të udhëheq ekipin drejt titujve sezonin e ardhshëm, por nuk dua të ngre parashikimet duke thënë se do të ndodhë kjo. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve do të jetë synimi kryesor. Mendoj se është njësoj për të gjitha klubet e mëdha në Premierligë. Është me rëndësi për arsye financiare, por edhe është gara më e rëndësishme për një futbollist në shkallën e klubeve”, deklaroi Gerrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›