E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte feste clirimi

Edhe kete vit per te disaten here radhazi forcat politike kundershtare e festuan diten e clirimit sipas ritualit me se te njohur te te njejtit skenar. Ndaj dhe na ben pak pershtypje. Nuk do te doja te permendja daten sepse per mua pak rendesi ka nese clirimi ishte disa ore me pare apo me pas. Perpjekja qendron ne faktin e gjetjes se shpjegimeve sesi mund te politizohet edhe kjo date.

Cfare rendesie politike ka Po duke qene se politika shqiptare bazohet ne detaje te se kaluares me shume sesa ne projekte konkrete mund te kuptosh lehte pse cdo force politike ka edhe historiografine e saj.

Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte debati mbi daten por nje ceshtje tjeter ndoshta shume me delikate dhe e diskutueshme mbi festen e Clirimit. Pyetja qe bej eshte nese momenti kohor i clirimit qofte 29 apo 28 Nentori a eshte nje ngjarje te cilen duhet ta festojme Pra a perben nje perkujtim te madh e te paharrueshem per ne shqiptaret

Momenti i clirimit dhe debati qe lidhet me te dhe qe ze nje vend te gjere mediatik ka te beje me faktin se kur u largua nazisti i fundit nga territori shqiptar. Dihet qe lufta partizane drejtimin e te ciles e moren komunistet ishte faktori thelbesor qe beri te mundur qe edhe gjermani i fundit te kalonte kufirin.

Dhe me kete simbolike lidhet edhe ardhja ne pushtet e qeverise se perkohshme komuniste e cila mori menjehere drejtimin e vendit me te gjitha atributet e nje qeverie te vertete. Ate moment kohor e kam te veshtire ta shoh si largimin e ushtarit gjerman por e lidh pashmangerisht me vendosjen e regjimit te kuq dhe me fillimin e diktatures nga e cila popullsia shqiptare vuajti per afro gjysme shekulli.

Per te ndihmuar gjykimin eshte shume i nevojshem peshimi i situatave te ndodhura pra largimit te gjermanit dhe vendosjes se qeverise ne Tirane.

Instinktivisht nese do te kisha mundesi zgjedhjeje do te kisha pranuar qe gjermani i fundit te mos ikte por te qendronte edhe pak kohe e po te jepej mundesia edhe ta strehoja e ta mbaja mire. E di qe kjo qe po shkruaj ngjall irritim dhe kundershtim e jo pa te drejte.

Ndaj do ti referohesha dietrologjise nje shkence qe merret me studimin e ngjarjeve dhe rrjedhen qe zhvillohen ato nese faktet apo ngjarjet do te kishin vijuar ne nje menyre ndryshe nga cfare ka ndodhur ne realitet. Ne rastin e clirimit dietrologjia mund te shpjegoje se cfare do te kishte ndodhur ne rastin nese gjermani me shoket e tij do te kishin qendruar me gjate ne territorin tone.

Sigurisht qe komunistet nuk do te kishin ikur nga malet dhe ilegaliteti ne kryeqytet e te fillonin te ngrinin pushtetin e tyre absolut bazuar mbi dhunen persekutimin dhe mungesen e lirise pavaresisht se veten e quajten nje demokraci te re.

Nese nazistet do te kishin ndenjur disa muaj me shume nuk do te kishin mbetur te ne perjetesisht por do te kishin mberritur forcat aleate anglo-amerikanet qe kishin zbarkuar ne Greqi dhe Itali e do te clironin vendin bashke me partizanet. Ruset nuk do te kishin mundesi praktike te vinin duke qene se ne marreveshjet midis Fuqive te Medha Jugosllavia nuk do te vendosej nen influencen e tyre.

Qendrimi i nazisteve mund te kishte shkaktuar viktima me shume por do te ishte vetem nje ceshtje javesh po te kemi parasysh perparimin e forcave aleate ne vendet fqinje dhe perfundimin pas pese muajsh te konfliktit boteror. Nje gje eshte e sigurt qe viktimat ne kete rast do te ishin shume here me pak sesa ato qe shkaktoi regjimi komunist.

Nese ne do te cliroheshim nga aleatet nuk do te kishte pasur asnje mundesi qe qeveria komuniste te vendosej ne Tirane. Do te kishte ndodhur si ne vendet qe ata cliruan zgjedhje te lira ku edhe komunistet do te merrnin pjese ashtu si ne Greqi e ne Itali por qe nuk do te kishin aspak shanse per te fituar.

Propaganda komuniste e kohes e shfrytezoi mire lidhjen e clirimit me komunizmin pavaresisht se shqiptaret nuk e njihnin kete ideologji e cila ishte para pushtimit fashist inekzistente te ne. Per me teper qe shumica e atyre qe dolen partizane dhe luftuan e bene kete per clirimin e vendit duke demonstruar nje sens patriotik te jashtezakonshem por jo per vendosjen e regjimit komunist.

Pra ceshtja eshte te ishim cliruar ne ate date apo te kishim pritur dhe pak kohe Ne shqiptaret nuk e patem ate shans dhe u destinuam qe te perjetonim nje nga diktaturat me ekstreme dhe absolute pasojat e se ciles ndihen akoma.

Ndaj ajo date nuk mund te jete nje feste per te cilen te gezojme e ta urojme por nje dite. Nje dite clirimi e denje vetem per historine e ngjarjeje te se kaluares. Ne te kundert do te ishte sikur te gezonim per vuajtjen dhe mungesen e lirise qe pesuam.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›