E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu i flamurit

Atdhetari i harruar Bido Shalesi

Eumlshte ne fatin e shume atdhetareve te shquar ne Shqiperi qe jane shkrire per Atdheun dhe mbeten gjate te harruar. Ata vete as ne gjallje as ne vdekje nuk e ndiejne kete gje pasi per ate qe benin gjer ne shuarje te familjes nuk benin llogari. Perpjekja gjer ne vetemohim per Shqiperine per ta qe e natyrshme si frymemarrja. Kur benin tejmundime te tilla gati nuk e ndienin se kete e benin per Shqiperine a per shtepine. Ato qene te shkrira me kufij te padukshem te pavetedijshem e keshtu te kujtojne gjykimin e arte te Pjeter Bogdanit laquoFati im eshte ne fatin e Atdheut timraquo.

Nje prej tyre eshte Bido Shalesi nga Shalesi i Tepelenes. Fshatin e tij ai e mbante per lsquombiemer duke e ngarkuar ne shpine si te mbante nenen e vet te lodhur qe te mos binte ne dheacute nga mundimet. Ne Tepelene im ate i ndjere bashke me Shehun e Bences pinin kafe me te ne miqesi te perzemert. Nga bisedat me te me tregonte here-here me humor fije te ndritshme historish te tij qe me benin per vete sado nxenes gjimnazi. Bashkekrahinari i tij Feti Zeneli me dha te tjera ca kujtime letrash mezi te gjetura qe me zhubrosjet e te shuarat neper te tregojne mundimet qe kane hequr ne kohet e veshtira bashke me te zotin.

Fshatar i thjeshte tere miresi e i pabuje ai kujtohet se pari si misherim i flamurit kombetar per nje nga ngjarjet kulmore te paharrueshme te jetes se tij. Ne vijim te udhes se vet prej luftetari rilindas ai ndodhet me 28 Nentor ne shpalljen e Pavaresise. U caktua me shoket si mbrojtes i qeverise se perkohshme. Sic dihet posa lindi ajo u rrethua egersisht prej shoveneve fqinje per ta mbytur qe foshnje. Flota greke vrapoi i erdhi karshi e po e bombardonte perdite. Fqinjit bamires i cili i dha Pavaresine do ti godiste Pavaresine e brishte. I preu dhe kabllin qe e lidhte me Evropen per ti zene frymen duke e mbajtur ne geto. Bandat me flamurin grek po leviznin me histeri drejt trojeve me ne veri te vendit. Me urrejtje per ate flamur qe u printe banditeve Kurveleshi ngriti kengen burreroredrejtuar mbretit te tyre per ta lene te qete fqinjin ne hallet e tij laquoFlamur bardhe e blu me lule/ shkule Jorgo derri shkule...raquo Trojet e kercenuara qene te Flamurit te vet Kuq e Zi.

Mbi tere hallet qe kish Ismail Bej Vlora gjeti mendimin dy luftetare nje nga Jugu nje nga Veriu me flamurin Kombetar ne dore secili do te kalonin pergjate tere kufirit per tu treguar shqiptareve dhe gjithe botes se aty eshte lsquoShqiperi Priteshin vullnetaret. Per Jugun doli tepelenasi Bido Shalesi. Qe djale rreth te 20-tave e ishte binjak me eren. Mori Flamurin e duke e mbajtur gezueshem ne duar si te qe femija i tij nisi i vetmuar udhen fshat me fshat e gryke me gryke duke i rene rrotull gjysme harkut jugor te Atdheut. Lodhej ulej me flamurin e clodheshin bashke te perqafuar me njeri tjetrin. Kujtohej mos flamuri pushtues i fqinjit te pabese po bente diku tehu Ngrihej menjehere e merrte udhen per ti dale perpara. Qe nje Maratonomak i cudicem modern i llojit lab me veshje fshatari tepelenas. Kudo shkelte thirrte laquoKetu eshte Shqiperiraquo Njerezit e rrethonin hareshem dhe e shoqeronin nje cope udhe. Pastaj shoke kish zogjte ne ajer. Flamuri hapej e kerciste ne ere duke u zgjatur me tutje si ta plotesonte te zotin laquoMe tejhellipedhe me tej eshte lsquoShqiperi Na e kane marreraquo Palet e tij pleksur ne krahet e shkabes ne mes shtyheshin perpara edhe me shume se nxitimi i te zotit per ti caktuar sakte kufijte sic ia kish percaktuar botes Babai i tyre Ismail Beu Bido Shalesi i ri po ecte me ate etje.

Matane Gjirokastres nga jugu e qelluan diku nga larg me plumba. Ai ledhatoi flamurin e vazhdoi udhen. I vene ne shenje Ai iu duk me i dashur nje njeri i afert shtepie me plage ne gji Fishtes i thane qe mos ta ngrinte flamurin kombetar ne ballkonin e Shkodres se sllavet rrotull do ta qellonin me predha. Ai iu pergjigj se Flamurit i ka me hije kur perzhitet nga gjylet. Biri i Tepelenes nuk dinte shume nga keto rrefenja me histori te largeta megjithate vazhdonte udhen e vet me bema qe do te shkonin larg ne kujtesen e njerezve.

Kete udhe po bente dhe shoku i tij ne Veri ne vijen e hapesires shqiptare te rrezikuar nga sllavet. Sipas porosise pasi pershkoi secili harkun e vet te Atdheut u takuan ne Oher. Vullneti i shqiptareve shpallte me vijen e skicuar nga Flamuri se armiqte fqinje nuk do hynin me thelle.

Flamurin e tij Bido Shalesi e solli ne fshat dhe e nguli maje xhamise si per ta bekuar dhe Perendia e qe te dukej me qarte ne hapesire. Veglat e pushtuesve shovene kercenuan qe ta hiqte. Nder ta qe dhe nje i afert i tij. Bidua nxori koburen dhe e qelloi pa medyshje. Ne bisedat me njerez gjer ne fund te jetes betimi me i forte i tij qe laquoPer Flamurraquo E ruajti ate lsquoshok te paharrueshem gjer sa mbylli syte ne vitet lsquo60 duke lene amanet qe ta mbulonin me te.

Kjo madheshti kulmore - mbyllja e kufijve te atdheut me ane te flamurit ka cilesi legjende e kjo maje ngjarjeje ngrihet ne harmoni me tere jeten e tij. Udha e tij ne jete gjersa dha shpirt eshte nje fare menyre udha e vendlindjes dhe e Atdheut te tij me tejmundime pa fund me vullnet te paperkulur per lirine dhe nderin shqiptar. Jeteshkrimi i njerezve te tille eshte pjese e jeteshkrimit te Atdheut me tere mundimet e trazirat brenda.

14-vjecar e me halle jete banoi 2 vjet ne shtepine e atdhetarit Ali Bej Kelcyra. Aty mesoi ABC-ne shqipe e cila denohej me burg e me gjak nga Stambolli dhe Patrikana. Nisen kryengritjet e Jugut me Cerciz Topullin e Gjirokastres Riza Velcishtin e Permetit Mihal Gramenon e Korces Spiro Bellkamenin Themistokli Germenjin Nazif Haderin Hysen Pirgun... Ai kujton se kryengritesve u vinin udhezime nga Ismail Bej Qemali Hasan Prishtina Hil Mosihellip Djali i ri nga Shalesi shkoi me ta me detyre postieri nga nje krahine ne tjetren. Pastaj dhe vete ne luftime. Qender e fshehte takimesh mes tyre qe nje Kafe e Zallit diku. Me 1911 u nis nga Teqeja e Melcanit drejt Korces per ti cuar Kajo Beut nga Sadik Zhari leter me plan levizjesh per tere kryengritesit. Ne traste kish dhe nje liber me vjersha te Naimit nje gazete te Kristo Luarit ne Sofje dhe nje feste me shkaben e flamurit. I kishin dhene dhe vulen e postierit ku shkruhej laquoBido Shalesi 1910raquo dhe shqiponja ne mes. E kapen rojet turke. I kerkuan parullen e kryengritesve. Nuk ua dha dhe e futen ne burgun e Korces ku ndenji 8 muaj. Aty u takua me atdhetare te tjere te njohur duke i shtuar frymen e luftes njeri-tjetrit ia tregonte me humor tim eti se si nje roje vendi Avni Plasa e qelloi me pellembe tek qe i lidhur e tepelenasi ia priti laquoBurri goditet me plumb jo me pellembe Sqenke shqiptar Me ke te ka lsquozene jot emeraquo. E goditen me shume dhe e forcuan me shume. Abdyl Bej Ypi gjeti shtegun ne Stamboll dhe mori lejen per ti liruar. Nisi pune si roje duhani ne Tepelene. Turqit e mesuan qe ishte komit me arme kunder tyre. Ia thane se do ta arrestonin dhe ai fluturoi mori arratine maleve.

Ne nje jeteshkrim telegrafik Bido Shalesi kujton kohen kur qe roje duhani ne Zice prane Janines. Atje u njoh me atdhetarin e shquar rilindas oficerin Ismail Lesko Progonati qe mbronte nga bandat greke trojet shqiptare te Janines. Ishte me te ne perleshjen te Mali i Sulopullit ku vrane 4 andarte dhe dy i zune rob. Banda e zmadhuar greke beri kurth se pari vrane ne befasi luftetarin Cane Lekdushi... Ne malin Likopsadhe ndeshen me banden greke kryesuar kapiten Jani Puteci familja e Rita Markos sic eshte deshmuar. Luftuan 4 ore. Ismail Leskua u plagos ne dy kembet. Ata u turren per ti prere koken tia merrnin me vete ne zakon te tyre. Perpjekja vazhdoi. Me shokun e plagosur ne krah gjeti shtegun e u terhoqen shtigjeve sa arriten ne Zice. Njoftuan Janinen e u derguan ndihme me nje nentoger trim nga Nivica e Kurveleshit perkthyes i Valiut. Kesaj here Ismail Leskua shpetoi. laquoMe hoqen nga roja e duhanit e si besnik me shpune me detyre prane tij me 60 fr. ari ne muaj. Ndenja gjysme viti. Me ra shendeti. Kerkova dhe ika ne fshatin timraquo.

U degjua tejetej zeri se kishin dale ngado kryengritesit e maleve. Bido Shalesi u nis drejt tyre. Bashke me shoke beri tre muaj lufte. Pushtuesi osman po ndjente humbjen gjithandej e disa kryengrites i fali. Bido Shalesin e Sadik Zharin jo Shkon me komitet ne fshatin Cakran. Mesuesi atdhetar Thanas Floqi i mbajti 5 dite. Bektash Cakrani me emer te shquar 8 dite te tjera. Moren me tej fuqi lufte.

Jugut te vendit po i turreshin me ura zjarri bandat greke kryesuar nga oficere te fshehur ushtrie. Bido Shalesi nisi lufte me armikun me te rrezikshem te vendit. Nje tregtar qe vene ne sherbim te tyre. Ne nje debat fshati Bidua e kundershtoi me dore te arma. Xhaxhai Hasan Demo u sul tia merrte. Nipi e qelloi Bidua shkruan ne jeteshkrimine thjeshte laquoE qellova me arme ta vrisja se me dukej me i embel Atdheu nga prinderitraquo. Merr flamurin ne dore dhe shkon te Qafa e Kicokut. Shtie nje bresheri ta degjonte toka dhe qielli dhe therret laquoRrofte Flamuriraquo pastaj e ngul ate ne nje maje te dukshme per ta pare ushtria greke te bindeshin se krahina qe e do mbetej Shqiperi as i shkonte ne mend se me pas do na vinte nje laquodemokraciraquo ku greket si zot shtepie do ngrinin lart e me lart si flamur te vetin kryqet e kishes se tyre per te deshmuar se ketu do jete lsquoGreqi Vepra e atdhetareve e kthyer permbys Niset te zbatoje urdhrin e Th. Germenjit e Emin Menkulasit - te kapej tregtari spiun Like Cela nga Brezhani. Ai kish vrapuar te njoftonte andartet. Bidon e ngarkuan te mblidhte vullnetare nga tere krahina. Qe viti 1913 dhe perplasja do qe e ashper.

Toskeria dhe gjithe Shqiperia u fut ne trazirat tragjike mes ushtrive te huaja nderluftuese. Bido Shalesi se hoqi armen nga dora. Me 1915 forcat e erreta te vendit e burgosin ne Berat. Del andej e bashke me Kamber Benjen nis luften me grupet e Esad Pashes. Sa thyhet diku kerkon nje force tjeter per te vazhduar dyfekun. Ish nje kohe kur trimeria dhe flijimi per atdheun qene cilesite kryesore te burrit.

Ne qeverine e pas Luftes I Boterore do te qe per tre vjet kapter i Gjindarmerise Shqiptare ne Shijak dhe Gramsh. Mbretin Zog e cmoi si burre te shquar me te cilin vendi do te kishte hair.

Erdhen pushtuesit fashiste. Me kundershtimin mbarepopullor te tij niste dhe trazia e re per Shqiperine. Ererat po merrnin ne drejtime te ndryshme dhe njerezit po mendonin nga te ecnin. Partia e komunisteve duke flakur shqiponjen me ane te yllit te huaj braktisjen e idealit nacionalist e mbulonte me demagogjine e Aleances Antifashiste e cila pjesen vitale te Shqiperise do ta linte prape nen cizmen sllave e greke. Serbet kishin parullen laquoSmert fashizma osvoboda narodaraquo Vdekje fashizmit liri popullit. Me peruljen sherbetori kete parulle i dha popullit shqiptar dhe Udheheqja e tij komuniste. Bido Shalesi luftoi kunder ushtrive fashiste ne shume prita duke u mbajtur te fjalebetimi i nacionalisteve laquoShqiperia e shqiptareve vdekje tradhtareveraquo Ne kete fryme krah te atit luftonte dhe i biri i ri Dervishi. Ky krenohej qe ne nje perballje te pabarabarte kish vrare gjer oficerin italian ne krye te qindra ushtareve te tij te cilet drejtoheshin nga Tepelena.

Ne levizjet e luftes Bido Shalesi luftetar i cilter e i ndershem nisi te shihte se shume krahinareve lufta po u merrte drejtim te shtrember kunder tradites se te pareve perballe pushtuesit. Ai po zhgenjehej qe shoke e miq te tij me emer po ecnin shtrember. Nisi vellavrasja. Ai pyet mikun familjar me emer te mire Baba Ali Tomorin se nga cila ane te shkonte Ai i tha qe te bente pas mendjes por te shihte gjithashtu se nga shkonte sera e tij Shkoi me Ballin Kombetar gjer komandant cete i tyre. Te nacionalizmi me flijim se pari per Atdheun tend vuri armen dhe betimin mbi te. Ndarjen mes shqiptareve e perjetoi vazhdimisht me dhimbje te madhe pa pasur paragjykime urrejtjeje per asnje pale. Te sheshi i luftes dhe fundi i saj do lexoheshin te gjithe.

Lufterat gjate gjithe jetes ia kishin rraskapitur fuqine dhe shtepine po nuk ra kurre perdhe. Eumlshte mbreselenese nje leter qe i dergon Keshillit te plotfuqishem te Krahines me 12 mars 1944 ku i thote guximshem mes te tjerash laquohellipKam punuar si patriothellip Ndodhem nen arme per ceshtjen e shenjte te Idese Nacionaliste te kombit shqiptarhellip Djali im ka qelluar duke lene te vrare oficerin italian e pas disa ore lufte u dorezuan te gjithehellipraquo

Pas Luftes ndodhi cudia si tere cudite e kurdisura te shtetit komunist. I biri i dashur Dervishi denohet me vdekje pastaj me burgim te perjetshem e me radhe. Arsyeja - kish qene me Ballin Kombetar E me tej me 1945 absurdi kriminal me i madh batalioni i tij ne Delvine me ish-partizane akuzohet befas se pasi kish fituar luften qe bere agjent i grekut Dhe ne vitin e pare te lsquolirise u pushkatuan e u burgosen lulja e djemve te Laberise. Kete kurdisje pabesie e udhehiqte vllahu i erret e i percudnuar Rita Marko komisar i regjimentit aty Per fat te keq 20 vjet lsquodemokraci dhe si per shume krime te tjera te diktatures e te fytyrave te erreta mbetur te fshehur askush seshte kujtuar te hape kete faqe te zeze ku krimi rri i lexueshem ne pellembe te dores

Ne shtetin e kaluar RTV jepte shpesh emisione per ngjarje e figura historie. Mes te tjeresh me Cerciz Topullin Th. Germenjin e me radhe dilte dhe emri e fytyra e Bido Shalesithellip Organizata baze e fshatit me miratimin e njerezve te zinj te tipit Shahe-Pasho ne komitet qe njollosnin Tepelenen me aq tradita te pastra atdhetarie e burrerie nisnin zinxhir letra se diku ne kryeqytet po ringjallnin ballistet

Harresa qe mbiemri i dyte i ketij luftetari kaq te cilter prej fshatari te thjeshte. Vete kishte emer mali me legjende te lashte - Mali i Bidos kurse per mbiemer mbajti fshatin e tij te shtrenjte - Shalesi burrat dikur ne lsquoshale kali.

Keshtu thjeshte e adhurueshem e mbylli jeten e tijpas amanetit qe la Ne percjelljen e fundit te mbulohej me flamurin kombetar. Asgje nuk kerkoi me shume per vete. Nese per nje kohe te gjate vec te afermve si vente as per dite feste ndonje zyrtar te varri i thjeshte ai kenaqej me gjethet e pemeve te vendlindjes qe i binin siper nga era si ta ledhatonin per emrin e mire qe la siper. Shpirtit te tij te bardhe as nuk i vjen keq qe Presidenca e nderuar e demokracise veshtrimin e mban me shume nga Rinasi - cilin te huaj po sjellin avionet te shpejtojne ti ngjitin nje dekorate pa lene pak kohe qe te kthejne syte dhe nga figura te tilla atdhetaresh te shquar por te harruarhellip

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›