E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligj për dhuratat, FSHF s’bën detyrën

Nga Molgen Balena
Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e ka bërë detyrën e tij, duke mos përgatitur asnjë relacion në lidhje me tre ndeshjet e përfolura të së shtuëns së shkuar. Në bazë të nenit 23, pika 1 të Kodit të Drejtësisë Sportive në rregulloren e Federatës, "subjektet që marrin dhurata korruptive dënohen me heqje të pikëve dhe me pezullim nga aktiviteti zyrtar nga 2-5 vjet". Gazeta "Panorama Sport" arriti të kontaktone me një jurist, i cili zyrtarisht shpjegoi se: "Një kompromis apo alencë në fushën e lojës konsiderohet në gjuhë zyrtare një dhuratë korruptive". Duke u nisur nga ky fakt, Sektori i Garave duhet të përgatisë realcionin për Komisionin e Disiplinës. Vendimi, që do të marrë Disiplina në një rast të tillë, është një tjetër histori. Mjaftojnë vetëm shkrimet e gazetave dhe akuzat e drejtpërdrejta në media që ky realcion të përpilohet. Në këtë pikë duhet zbatuar rregullorja. E shkuara Asnjëherë më parë Sektori i Garave nuk e ka paraqitur një relacion të tillë sa herë që ndeshjet janë përfolur si të stisura. Ky sektor është fshehur pas një "vakumi ligjor" të pretenduar, por në fakt rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë. Sekretari i përgjithshëm Mici pranon: "Asgjë nuk e pengon Sektorin e Garave që të bëjë një realcion të tillë, nëse e sheh të arsyeshme se vëtret ka patur dicka që nuk shkon". Nga ana tjetër është e pakuptueshme sesi shefi i Garave, Hitaj del publikisht hapur në media dhe pranon që mund të ketë patur aleanca, por nuk ndërmerr asnjë veprim zyrtar në lidhje me këtë histori. Neni 23 i Kodit të Drejtësisë Sportive ua lejon të gjitha të drejtat. C'ndodhi Tri ndeshje të fundjavës së shkuar, që patën shenjën finale "2" u gjykuan nga opinioni dhe nga media si të stisura për interesa të skuadrave udhëtuese. Një president klubi, ai i Partizanit, e paditi një gjë të tillë hapur në media. Edhe vetëm një akuzë e tillë do të mjaftonte për të ngritur një "padi sportive" nga ana e Sektorit të Garave. Sipas rregullores, edhe nëse kjo akuzë nuk do të bëhej sërish, Garat kanë të drejtë që të ngrejnë realicione në bazë të vëzhgimeve të kryera. Nuk është hera e parë që ndeshjet e futbollit shqiptar paragjykohen, por është hera e parë që konstatohet se ka një nen të Drejtësisë Sportive në FSHF, që i jep të drejtë këtij organi të nisë një hetim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›