E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika fitues i Kupës më Apoloninë, Starova me Partizanin

Nga Franc Hoxha
ASA (Albania Sport Agency)- Kur Teuta fitoi trofeun e dytë të Kupës së Shqipërisë, atë vitit 2000, në krye të bankinës së saj, nuk kishte askënd tjetër, por Hasan Likën, trajnerin aktual të Partizanit. Portieri i atëhershëm i Teutës, Orges Shehi e mbrojti portën për 120 minuta, kur rezultati i finales Teuta-Lushnja përfundoi 0-0 (më 6 maj 200 në "Qemal Stafa"), dhe durrsakët fituan me penallti (5-4) ndaj formacionit të drejtuar nga Hysen Dedja. Nesër në të njëjtin stadium, durrsaku Orges Shehi do të mbrojë portën e Partizanit duke synuar mosprekjen e saj. Edhe fituesi i atij edicioni, Dritan Babamusta nesër do të jerë në anën e kundërt, pasi mesfushori tashmë luan për të kuqtë e Partizanit. Sulejman Starova ka fituar si trajner kupën e 13 të Partizanit në vitin 1993, por nesër do të bëjë cështë e mundur të shkojë në finalen që mund t'i japë më pas Kupën e katërt Teutës. Për ta intriguar më shumë përballjen, ndihmës i Starovës në atë kohë ishte as më shumë e as më pak, por Hasan Lika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›