E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria polake mbështet vendin tonë në integrimin në strukturat Euro-Atlantike

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, priti në një takim pune, zv. Ministren e Jashtme të Republikës së Polonisë, Grazyna Maria Bernatoëicz, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Ecuria e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre, integrimi i Shqipërisë në BE dhe NATO si dhe zhvillimet më të fundit në rajon, ishin çështjet kryesore që Ministri i Jashtëm shqiptar trajtoi në takimin me Bernatoëicz.
Palët vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehen gatishmërinë për ta çuar më tej atë, duke nxitur dimensione të reja bashkëpunimi me interes të ndërsjellët dhe në mënyrë të veçantë dimensionin ekonomik.
Basha, bëri një paraqitje të zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend, të ecurisë së procesit të reformave, plotësimit te angazhimeve ne kuadrin e anëtarësimit te vendit tone në NATO dhe BE.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për progresin e qeverisë shqiptare në zbatimin e reformave të ndërmarra në planin e brendshëm, forcimin e institucioneve, hapat konkrete të qeverisë për rritjen e eficencës së tyre, progresin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj.
Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme të Polonisë ripërsëriti angazhimin e qeverisë polake në mbështetjen e plotë të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, duke nënvizuar se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri e padiskutueshme dhe ofroi gatishmërinë për të asistuar palën shqiptare në procesin e negocimit me BE-në.
Palët këmbyen gjithashtu opinione mbi zhvillimet e reja në  rajonin e Ballkanit, në Evropë  dhe më gjerë, duke u ndalur në domosdoshmërinë e arritjes së qëndrimeve të përbashkëta evropiane si në politikën e jashtme ashtu edhe në çështjet e sigurisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›