E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet: “Të shkrihet Komisioni i Shërbimit Civil”

Autori i Lajmit: Redaksia

Komisioni i Parlamentar i ligjeve i kërkon Kuvendit që të shkarkojë anëtarët e Komisionit të Shërbimit Civil. Kërkesa e deputetëve është bërë me anë të një rezolute e cila do të merret në shqyrtim në seancën e radhës. Arsyet e kërkesës për shkarkim kanë të bëjmë me mos përmbushjen e detyrës nga ana e anëtarëve të këtij komisioni.
Në mbledhjen e djeshme në Komision, anëtarët e KSHC-së, sipas deputetëve të Kuvendit vërtetuan dhe një herë mungesën e kolegjialitetit dhe funksionimin problematik të këtij institucioni. Kryetarja e komisionit, Mimoa Hysnenaj deklaron se “gjatë 2009 KSHC ka thirrur 64 mbledhje dhe 21 prej tyre janë shtyrë për mungesë kuorumi”. Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Kostandin Kazanxhi u shpreh se situata ka qenë joefiçente për faj të kryetares. Arenca Trashani, deputetja që ishte dhe relatore e raportit të këtij komisioni, tha se është tepër shqetësues faktin që ky institucion, i cili ka në themel të tij menaxhimin dhe funksionimin e shërbimit civil, nuk ka mundur tu japë zgjidhje ankesave të mbërritura në të. “Janë zgjidhur vetëm 17% të ankesave, nga 103 të tilla, vetëm 23 kanë marrë zgjidhje, ska garantuar një administratë efiçente”, tha Trashani.

Ky lajm është publikuar: 06/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›