E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet e detit, si korruptonin piratët , Portën e Lartë me dhurata

Autori i Lajmit: red.
Historiani i njohur romak Tit Livi, që në fillim të erës sonë përmend disa fortifikata të dalluara në bregdetin shqiptar si: Risanin, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin, Durrahun (Durrësin), Ishmin e Shën Gjinin, të cilat vijimisht gjatë epokave ishin bazat e detarëve tanë. Detarët shqiparë poseidonin një numër të madh anijesh. Ka të dhëna që vetëm detarët e Ulqinit dhe Tivarit poseidonin afër 1000 anije të mëdha dhe të vogla.
Skelat e bregdetit nën pushtetin e kusarëve
Ekzistojnë të dhëna të qëndrueshme historike, që në të gjitha skelet e bregdetit shqiptar, gjatë sundimit turk, pushteti ishte në duart e kusarëve të vendit, të cilët në organet e pushtetit të kohës së tyre kishin njerëzit e vet, kurse pushteti turk në këto skele ishte vetëm formal. Të gjithë anëtarët e ekuipazheve, që gjatë përleshjeve të ndryshme detare merrnin plagë të cilat i bënin të paaftë që të ushtrojnë detarinë, këshilli i parisë së kusarëve i emëronte në udhëheqësi të qytetit të tyre. Përveç invalidëve, në këto pozita caktoheshin edhe detarët e moshuar, të cilët nuk ishin më në gjendje të përcjellin veprimtarinë e rëndë kusareske.
Detarët tanë, sidomos pronarët e velanijeve të mëdha, të cilët në raste të rrezikshme shndëroheshin në kusarë, kur ktheheshin në skelet e veta, jetonin nëpër kulla dhe fortifikata të mbrojtura mirë. Kishte raste kur pala kusareske armiqësore i sulmonte në befasi, sidomos kur hetonte që anijet e tyre janë gastuar (ngujuar) në skelë. Për këtë dhe disa arsye të tjera, detarët i përtërinin kullat dhe bedenat e kështjellave.
Historiani i njohur romak, Tit Livi, që në fillim të erës sonë përmend disa fortifikata të dalluara në bregdetin shqiptar si: Risanin, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin, Durrahun (Durrësin), Ishmin e Shën Gjinin, të cilat vijimisht gjatë epokave ishin bazat e detarëve tanë. Detarët shqiparë poseidonin një numër të madh anijesh. Ka të dhëna që vetëm detarët e Ulqinit dhe Tivarit poseidonin afër 1000 anije të mëdha dhe të vogla. Kjo dëshmon se pjesa më e madhe e banorëve merrej me këtë zeje. Këto ishin mjete të lehta lundruese, me të cilat manovrohej lehtë dhe rrëshqitnin shpejt. Këto lëviznin me anë të fuqisë së erërave, duke manovruar me sjelljen e valëve, por kur mungonin erërat, mjetet e tilla lundruese lëviznin me anë të rremave (lopatave). Rremëtarët ishin kryesisht punëtorë dhe robër të zënë në anijet e kundërshtarëve. Anijet poseidonin deri në tri rende të lopatarëve, të cilët i kishin vendet e caktuara dhe punonin në komandën e kapitenit të anijes.
Porta e Lartë, ferman kundër kusarëve shqiptarë
Venedikasit dhe grekët e shtruan çështjen e kusarisë dhe pas përfundimit të Luftës së Moresë u lidh Paqja e Karllovcit më 1699. Ky ishte vendim mbi sigurimin e lundrimit në Detin Adriatik dhe Jon prej kusarëve shqiptarë, ku posaçërisht akuzoheshin detarët ulqinakë. Aty Porta e Lartë pranoi që Republika e Venedikut të jetë mbikqyrëse e Detit Adriatik dhe të marrë masa kundër kusarëve të ndryshëm. Më vonë pasoi edhe Fermani i Turqisë, i cili në mënyrë të veçantë ishte drejtuar kundër detarëve shqiptarë, të cilët në të gjitha detet e arqipelagut të Mesdheut ishin të bashkuar, gjë që ishte tmerr për kusarët e tjerë.
Por, përfaqësuesve të Portës së Lartë, detarët tanë ia mbyllnin sytë me dhurata dhe, nga ana tjetër ata frikësoheshin që të zbatojnë urdhërat kundër tyre, kurse Venediku dhe grekët ishin të pafuqishëm që t i bënin ballë fuqisë pirateske të shqiptarëve. Sa herë që gjendej e rrezikuar në luftrat detare, Porta e Lartë i ftonte në ndihmë detarët shqiptarë, të cilëve sipas aftësive që dispononin, u ndante pozita dhe grada të larta detare. Një pohim i tillë pasqyrohet fuqishëm nga një sërë të dhënash dokumentare.
Lidhur me emërimet dhe gradimet e trimave detarë ekzistojnë disa burime, prej të cilave evidentohet Lufta Detare e Lepandos, e cila ka qenë përleshja më e madhe detare e kohës. Ky liman i madh detar, sot quhet Navpakros e jo Lepandos, siç quhej kur u zhvilluar lufta në mes të Kryqëzatës së Ligës së Shenjtë dhe koalicionit të Portës së Lartë. Kjo luftë u ndez më 7 tetor 1571 në brigjet e Çamërisë, ku fushëbeteja shtrihej deri në Artë. Gjatë përgatitjeve të kësaj përleshjeje, Porta ftoi dy kusarë shqiptarë: Uruç Aliun nga Ulqini dhe Mehmet Shirokën nga Shkodra. Që të dy, sulltani i përparoi në gradat Pasha të Flotës Detare, grada këto që ishin të barabarta me gradën e sotme - admiral. Këtyre dy shqiptarëve iu besua komanda e 152 anijeve luftarake, në të cilat ishin vendosur kryesisht luftëtarë shqiptarë, në mes të cilëve kishte edhe shumë eprorë, të cilët ishin graduar dhe emëruar në pozita të larta. Kjo luftë e madhe përfundoi me sakrifica të tmerrshme. Nga të dyja palët e koalicioneve mbetën në betejë mbi 35 mijë marinarë. Nga pala e koalicionit të Portës më tepër u dallua krahu të cilin e komandonte admirali Uruç Aliu, kurse Mehmet Pash Shiroka me shumë admiralë të tjerë turq mbetën të vrarë. Admirali ulqinak, Aliu, së bashku me 40 anije zuri një mori robërish, të cilët së bashku me luftanijet e tyre i lidhi pas anijeve të tij dhe ia dha lundrimit nëpër limanet shqiptare derisa arriti në Ulqin.

Servantesi - rob në kalanë e Ulqinit
Njerëz të shquar me shpirt aventure, shkonin vullnetarisht në betejat detare

Në përleshjen e Lepandos, në Çamëri, ka marrë pjesë aktive edhe shkrimtari i njohur spanjoll dhe botëror - Servantesi, i cili u bë i njohur me romanin aventurier mbi “Don Kishotin”. Në këtë luftë Servantesi humbi dorën e majtë. Këtë, Ulluç (Uruç) Aliu së bashku me robërit e tjerë e mbylli në Kalanë e Ulqinit. Qëndrimi i gjatë i tij, ka mbetur i gjallë në kujtesën e popullit detar të Ulqinit.

Në Ligën e Kryqëzatës kundër osmanllinjve, përveç Vatikanit, kishin marrë pjesë me forca të mëdha detare edhe Spanja, Portugalia, Malta, Venediku dhe vende të tjera, në armatat e të cilave vullnetarisht merrnin pjesë shumë personalitete të shkencës e kulturës së atyre vendeve. Kështu, në përleshjen e Lepandos, në Çamëri, ka marrë pjesë aktive edhe shkrimtari i njohur spanjoll dhe botëror - Servantesi, i cili u bë i njohur me romanin aventurier mbi “Don Kishotin”. Në këtë luftë Servantesi humbi dorën e majtë. Këtë Ulluç (Uruç) Aliu së bashku me robërit e tjerë e mbylli në Kalanë e Ulqinit. Qëndrimi i gjatë i tij, ka mbetur i gjallë në kujtesën e popullit detar të Ulqinit, i cili, lidhur me qëndrimin i Servantesit në këtë çerdhe kusarësh ka krijuar disa krijime legjendare, prej të cilave bie në sy kujtesa e popullit, të cilën e shënoi detari veteran-Himo Karamanaga, më 1961. “Marinarët, përveç që merreshin me tregti, mbronin vendet shqiptare nga piratët detarë. Detarët, përveç mallit, sillnin edhe robër lufte, lirimin e të cilëve njerëzit e tyre e blenin me para. Këtu ka qenë zënë rob edhe një person i njohur nga Spanja, i cili kishte qëllim të madh që të merret me shkrime. Këtë populli e quante Servet! «Pra, është fjala për shkrimtarin Servantes. Vuajtjet e robërisë së tij në Kalanë e Ulqinit janë përshkruar në shumë publikime të cilat janë ndjekur me interes të veçantë. Për këtë qëndrim të shkrimtarit të madh spanjoll në Ulqin, shkrimtari ynë Ismail Kadare, ka paraqitur (para një kohe) në Akademinë Spanjolle në Madrid, një referat, në të cilin dominonte kujtesa e popullit shqiptar për Servantesin. Për kapjen rob të këtij shkrimtari nga shqiptarët ekziston edhe një variant tjetër, të cilën vetë shkrimtari e përmend.

Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›