Berisha së shpejti në Berlin
Autori i Lajmit: red.
Kryministri shqiptar, Sali Berisha, do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Gjermani me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky lajm është konfirmuar gjatë një takimi që ai zhvilloi dje me një delegacion të fondacionit të mirënjohur gjerman Konrad Adenauer , i përfaqësuar nga drejtori për Evropën dhe Amerikën e Veriut, të këtij fondacioni, dr. Thomas Kunze. Gjatë këtij takimi Berisha vlerësoi rolin e rëndësishëm që fondacioni ka dhënë në transformimin dhe në forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në botë, për sa i përket ndihmës për frymë që jep Gjermania. Kreu i Qeverisë informoi mbi reformat e ndërmarra dhe arritjet e qeverisë shqiptare, në fushat e luftës kundër krimit, korrupsionit, krijimit të klimës së favorshme për biznesin, zhvillimin ekonomik me ritme të shpejta, si dhe sjelljen e Shqipërisë në moshën dixhitale. “Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe investitorët gjermanë do të gjejnë mbështetjen maksimale për investimet e tyre në Shqipëri”, - tha Kryeministri. Duke shprehur vlerësimin për arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe trevjeçare, Kunze shprehu gatishmërinë e fondacionit Konrad Adenauer për të intensifikuar aktivitetin e tyre në Shqipëri, dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në shumë fusha. “Gjatë këtyre viteve të fundit Shqipëria është shndërruar tërësisht dhe gjithnjë e më shumë ofron pamjen e një vendi perëndimor, prandaj ne dëshirojmë të jemi shumë më aktivë në vendin tuaj”, - u shpreh Kunze. Ai theksoi se po e presin me kënaqësi të veçantë vizitën e kryeministrit Berisha në Gjermani, dhe takimin që ai do të ketë me kancelaren Merkel, si një ngjarje të rëndësishme që do t i forcojë edhe më tej marrëdhëniet midis dy qeverive dhe të dy vendeve.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008