E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, pushimet e vetmuara janë të dëmshme

Autori i Lajmit: red.
Pacientët depresivë janë njerëz të sëmurë, të cilët nuk janë as dembelë, as histerikë e as hipokondrikë.
Tek depresionet bëhet fjalë për sëmundje, të cilat janë të trajtueshme dhe të shërueshme, është e rëndësishme që depresivët mundësisht shpejt të trajtohen nga mjeku. Meqenëse pacientët depresivë kanë vështirësitë më të mëdha për të marrë vendime, gjatë sëmundjes ata nuk duhet të detyrohen për marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit të depresionit pasi për këto vendime do të pendoheshin prapë. Nuk ka kurrfarë kuptimi që depresivët, e para së gjithash depresivët e rëndë gjatë sëmurjes të dërgohen në kurim apo pushim, sepse ata atje do të ishin edhe më të vetmuar, kështu që do të kishin kohë që të gërryejnë rreth fatkeqësisë iluzore të tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen për pacientët pas sëmundjes së tejkaluar, pra pasi janë shëruar. Depresivët nuk kanë vullnet, prandaj është e pakuptim që të apelohet në vullnetin e tyre. Përmes apeleve të tilla, gjendja mundet madje të keqësohet, sepse pacientët atëherë bëhen të vetëdijshëm se nuk kanë vullnet, nga e cila vuajnë në mënyrë të veçantë. Poashtu, nuk ka kuptim nga këta njerëz të kërkohet që të mbledhin veten ose të nxiten për aktivitete të veçanta. Ata këtë e përjetojnë vetëm si mundim.
Për pacientët është e rëndësishme, që të afërmit e tyre t i përforcojnë për t i marrë rregullisht barnat dhe eventualisht duhet këtë ta mbikqyrin në mënyrë diskrete. Që pacientët të këshillohen që të mos marrin barnat e tyre, mund të jetë e rrezikshme për jetën. Në lidhje me këtë është e rëndësishme të përmendet, se antidepresivët nuk janë barna që çojnë në varësi. Rreth rrezikimit nga suicidi duhet të flitet hapur me depresivët, sepse vetëm kështu mund të krijohet një pasqyrë rreth rrezikut të vërtetë. Megjithatë duhet të merret parasysh, se të rrezikuarit e rëndë nga suicidi (ndjenja për t i bërë keq vetes, për t u vetëvrarë), tentojnë t i mbulojnë ose t i fshehin qëllimet e tyre, sepse kanë frikë se do të pengohen në zbatimin e tyre. Pacientët e rrezikuar rëndë nga suicidi për këtë arsye duhet të trajtohen në spital. Është e rëndësishme, që të pranohet gjendja e depresivëve ashtu siç e përshkruajnë ata vetë. Nëse ngulmohet që pacientët depresivë të binden, se janë më mirë se sa ndjehen, kështu nuk bën tjetër, vetëm se humbet besimi i tyre. Depresionet janë sëmurje të rënda kështu që, pas kalimit të depresionit është plotësisht e drejtë që ata të dërgohen në kurime ose në pushime. Por siç u tha, jo gjatë depresioneve, por pas depresioneve.
Si mund t i ndihmojë familja dhe shoqëria?
Njerëzit që janë në depresion, shpesh tërhiqen nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend se t i pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje. Megjithatë kjo po ashtu është koha, kur edhe atyre u duhet ndihma dhe përkrahja juaj. Gjëja më me rëndësi që familja dhe shoqëria mund të bëjnë, është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë mbështetjen përkatëse. Natyra e depresionit është e tillë që i bënë të ndjehen të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë. Kjo e ndalon personin që është në depresion të kërkojë ndihmë. Ta përkrahni një shok, një shoqe ose të afërm i cili është në depresion, ky mund të jetë rast që të ndërtoni marrëdhënie më të afërt dhe më të kënaqshme. Megjithatë, kjo mund të jetë punë e vështirë. Ndonjëherë mund të jeni të zhgënjyer dhe mund të bini edhe vetë në depresion. Njerëzve që janë në depresion më së shumti u duhet dikush që kujdeset për ta. Ata kanë nevojë për njerëz që i dëgjojnë pa bezdi, me simpati, duke e çmuar personin apo thjesht duke kaluar kohë me të. Ju mund t i ndihmoni duke i inkurajuar ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe duke u munduar të gjeni mënyra se ç mund të bëjnë ata për ta përballuar depresionin. Nëse personi që ju përkrahni, është shumë në depresion, ju ndoshta duhet të merrni vendime të vështira. Nëse ata për shembull, nuk kujdesen për nevojat e tyre fizike, ju duhet t i ndihmoni duke u blerë gjërat që u duhen, t u përgatitni ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi. Ose ju duheni t i inkurajoni ata të bëjnë këto punë. Nuk ka përgjigje të lehta për këtë situatë. Ju duhet të mos i fajësoni ata për ndjenjat e depresionit ose t u thoni atyre kontrollojeni veten . Ata me siguri e fajsojnë vetveten, kështu që kritikat mund t i bëjë të ndjehen më shumë në depresion. Lëvdatat janë më efektive se kritikat. Ju duhet t u kujtoni ata që është e mundshme që situata e tyre të përmirësohet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme dhe të dashur për të bërë punë. Është me rëndësi që t i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nëse është e mundur, ndajini përgjegjësitë me shok a të afërm, me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Mundohuni t i gjeni ata persona me të cilët ju mund ta shprehni zhgënjimin tuaj.

Tiparet e depresionit
-Depresioni është një sëmundje që duhet të mirret seriozisht. Depresioni shoqërohet mes tjerash me disponim të pikëlluar, gjendje frike, shqetësim të brendshëm, pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Ai karakterizohet përmes çrregullimit të metabolizmit në tru.
-Pikëllimi (mërzia) ose disponimi i pikëlluar, për shembull pas një humbjeje të rëndë, nuk është depresion, sipas kriterieve diagnostike• Depresivët nuk mund të gëzohen dhe kanë vështirësi të mëdha që t i marrin edhe vendimet e thjeshta.
-Depresionet shoqërohen shpeshherë me dhimbje trupore.
-Depresionet munden të dallohen kryesisht me ndihmën e pyetjeve të qëlluara
-Ndjenjat e paarsyeshme të fajit bëjnë pjesë në shenjat kryesore të një depresioni
-Tek disa njerëz, më shpesh tek burrat, një depresion mund të shfaqet edhe krejt ndryshe. Në vend të pikëllimit dhe mbylljes, këta persona reagojnë me agresivitet, zemërim dhe/ose konsumim të shtuar të alkoolit. Nën rrethana të caktuara, ata ushtrojnë sport në mënyrë shumë të tepruar, ndihen të stresuar dhe të djegur
-Depresivët, sikurse të gjithë njerëzit e sëmurë rëndë, kanë nevojë për mirëkuptimin dhe përkrahjen nga rrethi i tyre.
-Depresionet janë të shërueshme. Për trajtim qëndrojnë në dispozicion medikamente që ngrisin disponimin (antidepresivët) dhe forma të ndryshe të terapisë përmes bisedave.
-Antidepresivët nuk ndikojnë menjëherë. Kryesisht kalojnë disa ditë e deri disa javë deri tek përmirësimi i dhimbjeve.
-Antidepresivët trajtojnë shenjat (simptomet) e depresionit. Andaj ato duhet të merren për aq kohë sa zgjat sëmundja.
-Depresionet që shpeshherë riparaqiten, mund të trajtohen në mënyrë parandaluese.
-Depresionet shpesh janë shkaqe të veprimeve suicide (suicid = vetëvrasje). Rreziku suicid mund të dallohet me kohë dhe të rrezikuarit nga suicidi duhet sa më shpejt që mundet të shkojnë në trajtim mjekësor.

Të moshuarit vuajnë më shumë nga depresioni
Sëmundja pengon luftën e organizmit ndaj infeksioneve

Ka shumë të dhëna se si depresioni mund të dëmtojë shëndetin. Shumë prej studimeve të fundit rrotull shëndetit dhe depresionit janë fokusuar tek pacientët me probleme zemre. Rezultatet kanë treguar që njerëzit me depresion që gjithashtu janë duke u rikuperuar nga infarkte zemre e kanë më të vështirë të marrin vendime për shëndetin e tyre, të ndjekin instruksionet e doktorit dhe të përballojnë vështirësitë që sëmundja e tyre paraqet. Një studim tjetër tregon që pacientët me depresion kanë risk më të madh të vdesin në muajt e parë pas një infarkti zemre.
Luftim i infeksionit: Kur mendja është në stres, trupi vuan gjithashtu. Stresi psiqik i kombinuar me depresionin mund të dobësojë aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Vaksinat janë më pak të dobishme për njerëzit me depresion dhe kjo i lë ata më të cënueshëm prej sëmundjeve. Gjithashtu, njerëzit me depresion janë më pak të gatshëm të kërkojnë ndihmë për trajtimin e sëmundjeve të tjera dhe më për të ndjekur porositë e doktorit.
Pagjumësia: Një nga shenjat treguese të depresionit është ndryshimi i regjimit të gjumit. Megjithëse problemi më i madh është pagjumësia, njerëzit disa herë ndjejnë një rritje të nevojës për gjumë dhe humbje të madhe energjie. Pagjumësia mund të shkaktojë disa simptoma të njëjta me depresionin (lodhje e shumtë, humbje energjie, nervozizëm dhe vështirësi të fokusohesh apo të marresh vendime.)
Shenja të pagjumësisë janë: Vështirësi për të fjetur; zgjimi në mes të natës; zgjimi përpara alarmit të orës
vështirësi për të fjetur sërish pasi zgjohesh në mes të natës; Gjumi që kurrë nuk ndjehet "tamam" (i mjaftueshëm).
Depresioni dhe vetëvrasja: Shumica e njerëzve që vuajne nga depresioni, nuk përpiqen të bëjnë vetëvrasje, por sipas National Mental Health Association (Shoqata Nacionale e Shendetit Mendor), 30-70% e viktimave të vetëvrasjes kanë vuajtur prej një lloj depresioni. Meshkujt përbëjnë pothuaj 75% të vetëvrasjeve, edhe pse më shumë gra përpiqen të bëjnë vetëvrasje. Popullsia që vuan më shumë nga depresioni janë të moshuarit. 20% e të gjitha viktimave të vetëvrasjes janë njerëzit sipër moshës 65 vjeçare. Arsyet pse të moshuarit vuajnë më shumë prej depresionit përfshijnë: humbje më e shpeshtë e të afërmve dhe shokëve, më shumë sëmundje kronike, më shumë ndryshime të mëdha në jetë (përshembull, dalja në pension ose shtrimi në nje spital apo azil për të moshuarit).

Faktorët –riskues për vetëvrasje
- Abuzim mendor ose substancash (drogë, alkool, etj.)
- Histori në familje për abuzim mendor ose substancash
- Përpjekje të mëparshme për vetëvrasje
- Histori në familje për abuzime fizike ose seksuale
- Të kesh shokë ose njerëz në familje që janë përpjekur të bëjnë vetëvrasje
- Të kesh një armë në shtëpi
Në qofte se ju ose dikush që ju njihni, ka treguar shenjat e mësiperme, mos i lër vetëm. Kërko ndihmën e një personi të kualifikuar për shëndetin mendor. Njerëzit zakonisht flasin për vetëvrasjen përpara se ta bëjnë, kështu që, dëgjoni me kujdes fjalët e tyre.

Disa shenja të vetëvrasjes janë:
- Kur flasin për vetëvrasje
- Gjithnjë mendojnë ose flasin për vdekjen
- Thonë për veten e tyre se janë të pashpresë, pa ndihmë ose të pavlefshëm
- Thonë gjëra të tilla si "Do ishte më mirë, sikur të mos isha gjallë"
- Depresion (trishtim i thellë, humbje interesi, vështirësi të flenë apo të hanë), që keqësohet
- Ndryshime të papritura prej trishtimit në gjakftohtësi ose duken të gëzuar
- Bëjnë gjëra të rrezikshme që rrezikojnë jetën e tyre
- Humbasin interesin për gjërat që pëlqenin më përpara
- Kur bën vizita ose telefonon njerëzit e afërm

Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›