“Nuk kthehem në PD, nuk është parti e djathtë”
Autori i Lajmit: red.
1.Qeveria e sotme lufton pwr pushtet jo pwr shtet
2.Fushata, justifikim i qeverisw pwr tw fshehur problemet
“Ku po kthehem? Po tek e njëjta situate. Federalizimi është një guackë më shumë”
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi në një intervistë ekskluzive për “Ballkan” rrëfen për herë të parë arsyet përse nuk do të pranojë rikthimin në PD dhe shkrirjen e partisë së tij. Shehi ka shpjeguar se, nuk është i moralshwm kthimi aq më tepër pasi ikja u bë për shkak të ndryshimit të programit, vijës politike dhe ideve. Ai shpjegon gjithashtu përse është kundër federalizimit të qendrës së djathtë, duke nënvizuar se partia e tij është e vetmja e djathtë e pastër dhe e vërtet.
Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, ditë më parë ka deklaruar se do të kthehen në parti të gjithë të larguarit, i është referuar edhe emrit tuaj. A do të ktheheni në PD dhe a do të shkrihet LZHK-ja?
Gjykoj që nuk bëhet fjalë për kthim në PD. Ky zotwria, Bumçi është i lirë nga kompetenca që ka dhe të japë gjykimet e veta, madje dua ta falenderoj edhe për dashamirësinë që mund të shfaqi, duke qenë dhe një brez krejt tjetër që nuk i kemi njohur në atë kohë. Megjithatë unë gjykoj se kjo është një temë e mbyllur, pra ideja e jo largimit, e jo kthimit. Koha ka lëvizur, situatat kanë ndryshuar shumë, ne hymë në PD atëherë se ishte forca e vetme në atë kohë për rrëzimin e komunizmit. Forcë e cila ka pasur sukseset dhe dështimet e veta, por nuk do të thotë që ne nuk kemi hyrë në konklavë. Ku me zor hyhet dhe dilet, demokracia ka dialektikën e vet, dhe ne gjykojmë që LZHK-ja është një rezultat i periudhës së re,i nevojës që ka shoqëria shqiptare që të ketw një segment me të vërtetw të djathtë, dhe të mbrojë interesat e tyre. Duke filluar që nga prona, mbrojtjen e çështjeve kombëtare ose të nacionalizmit me të theksuar në vend, ngritjen e një shteti më autoritar. Nga kjo pikpamje LZHK ka funksionin e vet politik, historik, ka prerjen e vet ideologjike dhe janë pikpamje të cilat nuk ngatërrohen më. Nëqoftë se do ta konsideronim politikën një bashkim dhe ndarje oportune sipas mundësive të pushtetit gjykojmë që kemi bërë një dëm të madh dhe nuk i shërbejmë fare. Të rikthehesh në PD do të thotë që të krijosh një rrëmujë pasi ke bërë një xhiro jashtë kësaj partie dhe të kthehesh sikur nuk paska ndodhur asnjë gjë!? Zhvleftësojmë konceptin e ndarjeve ideologjike të diversitetit në mendime të formulës që shqiptarët mund të organizohen dhe në mënyra të tjera! I bëjmë një dëm demokracisë, lirisë dhe personalitetit tonë politikë. Ide të tilla, iki dhe kthehu. Ku po kthehem? Po tek e njëjta situatw. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj vlere, unë e konsideroj jashtëzakonisht të dëmshme këtë ide. Kjo mbyll brenda vetvetes çdo lloj mundësie që të debatohen ide, të ndryshojmë, të ketë kontradikta, oponenca edhe brenda qendrës së djathtë, pasi ne e konsiderojmë veten të djathtë. Kjo është çështje e mbyllur, nuk është aspak bindje personale, se çfarë mendon Dashamir Shehi, pas meje janë shumë njerëz të cilët kanë parë me shpresë që thonë. Ore duket se po ndërtojmë diçka të ndryshme dhe që na ofrohet neve! Ta prishësh këtu për efekte thjesht elektorale, dhe për pozicione, se ku jam unë në situate nga reja e bollshme e një tjetri? Unë e gjykoj të pamoralshme.
LSHK në zgjedhjet e 2009-ws do të dalë me vete? A do të pranonit hyrjen në koalicionin e qendrës së djathtë, dhe përfshirjen në një federatë të mundshme?
Natyrisht po, që do të dalim më vete si parti. Federalizimi është një ide, është një guackë më shumë. Por duhet të mbushet me substancë, ta dëgjojmë njëherë apo ta shikojmë se ku shkon federalizimi, çfarw domethënë në vetvete. Nëse federalizimi është “dushku” por në një formë tjetër, siç qe dhe para 4 vjetësh ku PD-ja bashkë me aleatët një lloj federate ishin, vetëm ne ishim jashtë saj. Po është një rikthim i kësaj situate kuptohet që dhe kjo nuk ka absolutisht asnjë lloj vlere. Nëse ka një platformë politike e cila cakton që ky grupim i madh i qendrës që quhet PD merr përsipër të grumbullojë këta të tjerët që janë të së djathtës, dhe marrin përsipër të mbrojnë këtë ide atëherë është një çështje e cila mund të diskutohet. Kohë ka mjaftueshëm pasi jemi një vit përpara, edhe mund ta shikojmë si opsion. Megjithatë me situatën që është sot ne jemi për të hyrë më vete, jemi LZHK-ja, kështu ishim dhe përpara tre vjetëve. Po me këto ide, platformë, do ti përmbahemi asaj që ne jemi për të bërë shtetin dhe jo për tiu turrur pushtetit. Ky grup që është sot në qeverisje ka pas si qëllim kryesor pushtetin. Domethënë pushteti u marrka duke u quajtur i qendrës së djathtë, pushteti merret edhe me mbështetjen e atyre që i kishin kundërshtarë me Xhuveli, me PBDNJ-në. Pushteti u marrka dhe u mbaka edhe me mbështetësit e Nanos, domethënë që pushteti nuk paska ngjyrë, ska prerje ideologjike, ska programe politike. Pra pushteti është një mekanizëm oportunist që dikush të administrojë fondet publike të ketë mundësinë e përfaqwsimit më të madh në parlament dhe këtu mbaron e gjitha. Të njëjtit njerëz që mund të bëhen me të majtën mund të behen dhe më të djathtën, nuk paska rëndësi as historia e tyre personale as kontributet në vite dhe as orientimi që kanë pas. Po shkojmë drejt një oportunizmi të tejskajshëm për një shoqëri kaq të re dhe që nuk kishte mësuar as minimumin e rregullave demokratike. Domethënë po i çojmë në kurs pas Universitar pa mbaruar tetëvjeçaren e sistemit demokratik. Gjykoj se këto lloj akrobacish dhe këto emra të bukur që i venë federatw apo konfederatw, bashkime dhe ribashkime të tw njëjtëve personazhe, nuk janë ndonjë vlerë e madhe, janë vetëm hallkat e një zinxhiri që po të kacavirresh mirë mund të mbërrish drejt sipër tek karrigia e pushtetit. Unë gjë tjetër nuk shikoj, nese gjatë kësaj periudhe njëvjeçare do të ketë ide të vlefshme dhe mundësi për të diskutuar sigurisht që do ti marrim në konsideratë me seriozitetin më të madh.
Cila është arsyeja që debati për bashkimin, shkrirjen apo federalizimin filloi pikërisht një vit përpara zgjedhjeve dhe shumë kohë para fushatës, mos është ndoshta shpejt për të filluar fushatë?
Këto janë akrobacira elektorale të cilat bëhen për herë të parë dhe ndoshta do të ndodhin dhe më vonë. Ka edhe diçka tjetër, këtu kemi tashmë një lloj klime elektorale një vit përpara, ne nuk jemi SHBA, s kemi për të zgjidhur as çështjen e Irakut, as Afganistanin dhe as problemet e mëdha të energjisë botërore. Ne kemi nevojë për një qeveri që punon dhe për një opozitë e cila konteston gabimet e Qeverisë, ne nuk kemi nevojë të hymë në fushatë një vit përpara. Të futesh një vit përpara në fushatë do të thotë të justifikohesh dhe fshihesh pas zhurmës që sjell kjo fushatë. Sepse po filloi fushata, do të thonë që këtë punë do ta lemë pas fushatës, thuhet dhe ju premtohet njerëzve gjëra të cilat nuk mund të bwhen dhe dihet justifikimi që po bwhet për fushatë. Premtohen gjëra që nuk kanë për tu arritur kurrë, shtyhen probleme të cilat janë të përditshme dhe është gjithë koha e mjaftueshme për tu zgjidhur etj. Para fushata është një tymnajë të cilën e ndezin zotwrinjtë sa herë kemi probleme, dhe fatkeqësisht në Ahqipëri në vend që të shkurtohej periudha e konfliktit elektoral, është zgjatur gjithnjë e më tepër dhe sot ka mbërritur në harkun një vjeçar. Sot kjo qeveri kërkon të fshihet pas fushatës, pwr të fshehur problemet e mëdha të saj. E njëjta gjë ndodhë dhe me opozitën, e cila do të bëjë disa pazare me qeverinë për hir të fushatës i duhet pushteti, nuk do të marrë në konsideratë seriozisht problematikat që po dalin përditë sepse po hyjnë dhe ata në fushatë. Pra ky është justifikimi më banal, që një vend i vogël të mos punojë një vit të tërë. Unë gjykojë se kjo çështje është humbje kohe dhe ka kosto financiare, është dhe cedukim demokratik.
Në fund të shtatorit fillim tetorit do të jetë një takim të të gjitha partive të djathta dhe të djathta radikale, për gjetjen e një emëruesi të përbashkët për formën e daljes në zgjedhjet e arrdhshme elektorale. A do të jetë LZHK-ja pjesë e kësajë tryeze?
Varet se çfarë do të diskutrojë kjo tryezë. Ne nuk jemi e djathta radikale, ne jemi e djathta tradicionale. Në shqipëri nuk kemi të djathtë më radikale. Fatmirësisht skemi do të thoja sepse e djathta radikale janë të tjera forca po të paralelizohemi me europën. Ne jemi ajo forcë që ndryshojmë nga to sepse kemi vendosur në aks të jetës tonë politik çështjen e shtetit shqiptarë. Gjykojmë që procesi shtetformues nuk është mbyllur në shqipëri, në një vend ku shqipëria ka probleme të mëdha me institucionet e veta, dhe ky vit që kaloi e tregoi sesa i dobët ishte pozicioni i Presidentit dhe sa e dobësuan më tepër ato të cilët vijnë nga historitë e partive. Sesa e ngushtuar ishte pavarsia e gjykatave dhe sherri që u bë për pranimet në të. Në fakt këtu merren të gjithë vetëm me qeverisjen, me çështjen e pushtetit, me fondet, emërimet, këtu ndahemi ne, parndajë net hemi që jemi një e djathtë me tradicionale dhe një e djathtë siç e thatë ju më radikale, por jo në konceptin që kemi sot në europë. Ne akoma këmi shumë e shumë për të bërë për shtetin shqiptarë, pasi ta kemi bërë shtetin atëherë le të na ndajnë dhe sipas interesave pjesën e pushtetit. Këtu ndahet LZHK-ja me këta zotrinjtë e tjetër, nuk mund të pranojmë ti legalizohet toka dukijt tjetër dhe nesër të ndërtohojë pallate, në një kohëkur kemi tëligjshëm sot me qindra milionerë të prodhuar nga ekonomia e tregut pjesa më e madhe ndershmërisht, nga ekonomia informale gjysëm ndershmërisht, dhe nga ekonomia e zezë nga krimi dhe koorrupsioni dhe janë pjesë e legalizimit de ndërkohë ju mohojmë atë që është e ligjshme e të tjerëve. Ne nuk mund ta pranojmë që institucionet shtetërore të hyjnë nën dhunën e partive, që ër hir të interesave elektorale dy partitë e mëdha të zvogëlojnë rolin e presidentit të ndryshojnë kushtetutën brenda 24 orëve të prodhojnë një sistem elektoral që nuk e dimë se ku do ta ketë fundin e vet dhe do të jetë i suksesshëm dhe izbatushëm në vend dhe do të dalim më vete, sepse mendojmë se duhet të fitojnë të mëdhenjtë se kemi ne stabilitet. Stabiliteti këtu është prish gjithmonë kur kanë hyrë të mëdhenjëtë në krizë, kur qe PD në 97, PS-ja e 98 deri në 2005. Nuk erdhi destabiliteti sepse kishim një kushtetitë të keqe apo një ligj electoral të keq, por sepse i kemi administruar keq dhe akoma nuyk jemi shkëput nga të njëtat praktika.
Sa do ta dëmtojë “Gërdeci” mazhorancën aktuale në zgjedhjet e 2009?
Nëqoftë se do të vazhdojnë ti hedhin “Gërdecit” pluhur dhe hi për ta mbuluar sigurisht që do ta dëmtojë dhe shumë madje. Ky është rasti më i rëndë ku strukturat e shtetit kanë bërë të paditurin duke e ditur shumë mirë. Unë jamë i bindur që e dimë, që ky operacion i madh tregtaro-ushtarak me element të forta koorrupsioni brenda të mos ta dijë qeveria e të mos ketë qenë pjestare, kabineti, kryeministri, apo ministri dhe deri më sot nuk shikojmë asnjë të dënuar nga ta për këtë çështje. Është kaq e trashë për tu mbuluar, nëqoftë se Berisha do ta bëjë transparentë deri në fund këtë çështje çuditërisht që mundet dhe ta ndihmojë në fushët, domethënë që doli një burrë që ju shkon deri në fund punëve të pista të shtëpisë së vet. Kjo është një punë e pisët, apsolutisht një punë e pistë. Deri më sot nuk kemi parë të zbardhet, dhe jo vetëm kaq por sikur ka një dëshirë për akrobacira për të mbuluar diçka që nuk mbulohet. Kësajë mazhorance i takon të bëjë punën e vet sepse ëhstë politike çështja në fund të fundit, dhe pastajë prokuroria të bëjë punën e vet deri në fund dhe politika ta lerë të qetë prokurorinë të punojë. Nëse nuk shkëputet politika nga presionet ndaj prokurorisë kjo tregon që pastaj ata janë të gjithë brenda. Gjykojë që “Gërdeci” do të jetë një nga temat që do të penalizojë në fushatë këtë mazhorancë. Por jo vetëm kaq, fatkeqsisht ka implikuar dhe opozitën, nuk kemi parë ndonjëherë një opozitë kaq të ëmbël me skandalet e pushtetit. Kjo tregon që shumë nga krerët e opozitës së sotme janë dhe ata pjesë e saj.
Sa do ta dëmtojë Kodi i ri Zgjedhor, pra propocionali Rajonal, elektoratin e LZHK-së?
Ky kod nuk është puna që prek ne, se prek ndonjë gjë të madhe. Nuk është çudi që ky Kod Zgjedhor që u ndrëtua kundër të ashtuquajturve të vegjël në një farë mënyre të jetë një bumerang për forcat e mëdha. Ky kod prek shqiptarët në përgjithësi. Pra shqipërinë tonë të vogële ndan dhe në pjesë me ngjyrime plitike, dhe kjo kot për ti bërë qejfin dy partive të mëdha duke u ndarë në 12 pjesë. Gjetën formulën më të ngatëruar, përzien një çështje që ishte plotësisht e zgjidhshme, mjaftonte një propocional kombëtar ngrisje pragun nga poshtë dhe aleatët skomod dhe të bezdisshëm, të cilët i krijuan vet në fakt PS-ja dhe PD-ja, do të ishin zhdukur me kohë. Një sistem i ngatërruar i cili përveç nbdarjes së madhe që ka shqipëria 400 Komuna dhe 60 Bashki, 12 Prefektura, 12 Qarqe, do të bëjnë dhe një shtesë tjetër e cila është e rrezikshme për situatën shqiptare. Do të krijojë pra qarqe elektorale të mëdhaja, do ti vihet dhe një kapak si të thuash politikë këtyre ndarjeve, pra do ti vihet zonave dhe nga një flamur politik. Nuk na mjaftonin ndarjet krahinore, fetare, ndarje për efekt të izolimt, tani këta bëjnë dhe një ndarje tjetër atë politike të shqipërisë.
Intervistoi Plarent Shehu
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008