E Diel, 1 Nëntor 2026

Mineralet e organizmit, kur është nevoja t i marrim si ilaçe

Autori i Lajmit: red.
Kalciumi
Kalciumi është minerali më i rëndësishëm në trupin e njeriut dhe 99% e gjithë sasisë është e përqëndruar në kocka, prandaj dhe është numër një i rekomanduar nga mjekët për parandalimin e osteoporozës. Marrja nga burime të jashtme të kalciumit janë të nevojshme për forcimin e sistemit kockor në përgjithësi, mishrave të dhëmbëve si dhe në rritjen muskulare. Kur marrja nga jashtë e kalciumit është e pamjaftueshme si dhe disa faktorë të tjerë që mobilizojnë kalciumin nga rezervat kockore në gjak, atëherë kockat dobësohen dhe lind osteoporoza. Gjithashtu, ai luan një rol vital së bashku me disa faktorë të tjerë në rregullimin e impulseve elektrike në sistemin nervor qendror si dhe në aktivizimin e shumë hormoneve dhe enzimave të nevojshme për shumë procese metabolike.Në sistemin kardiovaskular ajo ndikon në pengimin e koagulimit si dhe në rrahjet e zemrës.
Që zorrët e holla të thithin kalciumin, është e nevojshme që trupi të ketë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, e cila rregullon metabolizmin e kalcium-fosforit, prandaj pothuajse gjithmonë këto dy elemente shoqërohen së bashku. Dozat ditore të rekomanduara për kalciumin janë 800-1000 mg për moshat 19-49 vjeç dhe 1000 – 1500 mg për moshat mbi 50 vjeç. Për raste të veçanta nevojitet konsulta me mjekun.
Zink 50 mg
Zinku është një mineral thelbësor, që merr pjesë në strukturën e më shumë se 200 enzimave në trupin e njeriut dhe nevojitet për sintezën e ADN-së dhe ARN-së. Ai është i nevojshëm për fëmijët parashkollorë si dhe moshat mbi 55 vjeç. Gratë shtatzana dhe fëmijë në gji si dhe gratë që marrin kontraceptivë oralë. Në sistemin imunitar zinku me vitaminën D rrisin numrin e qelizave T-limfocite, prandaj ulin kohën e zgjatjes së simptomave në gripe (vetem forma lozengës)
Në lëkurë, zinku ndihmon në mbajtjen e nivelit të vitaminës A prandaj ndikon në rigjenerimin e plagëve nga djegjet, kjo dhe duke nxitur aktivitetin e kolagjenit. Ndihmon gjendrat yndyrore të dermës, prandaj është shumë efikas në mjekimin e akneve. Ka gjithashtu efekte në psoriasis dhe rënien e flokëve.
Në sistemin gastrointestinal, deficienca e zinkut jep diarre, malabsorbim etj.
Në shumë studime është parë, qe ky element ndikon në rritjen normale të fëmijëve si bust. Një studim në Guatemala ka treguar se dhënia rregullisht e zinkut ka çuar në rritjen rreth 2.5 cm mbi rritjen normale.
6% e vajzave dhe 10% e djemve llogariten me deficiencë të Zinkut në SHBA. Ndërsa studimet kanë treguar se 30% e fëmijëve jo të varfër të moshës 1-5 vjeç marrin 70% më pak Zinc se doza ditore e rekomanduar.

10 ushqyesit kryesorë

Kromi
Kromi është i nevojshëm për organizmin për të kryer procesin e shndërrimit të ushqimeve në energji të përdorshme, duke ndihmuar insulinën për prodhimin e glukozës. Pavarësisht nga problemet që sjell tepria e kromit dhe rënia në peshë që shkaktohet prej tij, përsëri trupi ka nevojë për të. Rekomandimi ditor për të rriturit është 50 deri 200 mcg. Burimet më të mira të kromit janë gjithë produktet e drithërave, buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.

Karota
Në trupin tonë, Beta- Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është e shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.

Vitamina B12
Luan rolin kryesor në prodhimin e ADN-së, pjesës ndërtuese të gjeneve në trupin tonë dhe në vazhdimësinë e shëndetshme të nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Vitamina B12 është e lidhur me proteinat dhe është e domosdoshme për ecurinë normale të organizmit tonë. Ajo gjendet në disa ushqime të konsumit të përditshëm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumështi janë të pasura me B12.

Potasiumi
Eshtë i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe në procesin e tretjes. Ushqimet të cilat përdoren në gjendjen e tyre origjinale janë më të shëndetshme, kështu duhet të përzgjidhen ato më të mirat dhe që mund të përdoren më shpesh, veçanërisht frutat dhe perimet, produktet e qumështit, drithërat, peshku dhe mishi.

Vitamina K
Eshtë e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët të cilët ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës K është 90 mikrogram për femrat dhe 120 mikrogram për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojës, vaji i ullirit dhe domatja
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›