E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet i hapin rruge hetimeve per Spahiun

Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesën për hetimin e Nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Miratimi i kësaj kërkese u u bë vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës në këtë komsioni, pasi opozita bojkotoi punimet, pas debateve në sallë, mbi mënyrën sesi u zhvillua kjo procedurë. Që në nisje të mbledhjes seanca u shoqërua me debate e tensione, ku kryetari I komisioni, Ilir Rusmajli nxorri jashtë Spahiun. Sipas tij, Spahiu nuk respektoi procedurën e komsionit, duke folur vetëm për substancën. Nga ana e tij, Spahiu theksoi faktin se “Kushtetuta në asnjë rast nuk parashikon shkarkimin, ndaj ju nuk më shkarkoni dot mua”.
Nga ana e tij, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj duke iu referuar këtij momenti vlerësoi se “ju po na fyeni duke mos i dhënë të drejtë ta dëgjoni, ajo që ndodhi sot e shëmtuar. Bëni komisioni hetimor për gjendjen e drejtësisë. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj farse”.
Nga ana e tij, relatori i çështjes, deputeti demokrat, Viktor Gumi bëri me dije faktin se “Kuvendi ka të drejtë kushtetuese të shkakrkojë Spahiu, pasi ai ka shkelur Kushtetutën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›