E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi i ligjeve me 3/5 rikthehet debati pozite-opozite

Miratimi i ligjeve me 3/5 rikthen debatin ems pozitës dhe opozitës parlamentare. Kështu, anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve kanë diskutuar sot lidhur me një çështje të tillë, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët në zgjidhjen e ngërçi. Në emër të ligjvënësve socialistë në këtë komision, deputeti Fatmir Xhafaj bëri me dije se PS-ja kërkoi konsultim të kalendarit të punës para miratimit, duke kërkuar më shumë kohë për ligjet me 3/5. “Kërkesa jonë u cilësua e padrejtë nga ana juaj, ndërkohë që ne respektojmë marrëveshjen e nënshkruar”, vuri në dukje Xhafaj, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.
Ndërkohë që kundrejt këtij pretendimi ka ardhur dhe qëndrimi i shumicës, ku në të saj, kryetari I komisionit, Ilir Rusmajli theksoi faktin se opozita po kërkon kohë të pacaktuar për ligjet me 3/5. “Këto janë çështje teknike të rikuperueshme. Koha e shqyrtimit të ligjeve parashikohet nga kalendari”, vlerësoi Rusmajli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›