Çorovodë, autobusi del nga rruga, të lënduar
Një autobus i linjës Berat-Çorovodë ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Orizaj, pak kilometra nga hyrja e qytetit të Çorovodës, ndërsa janë plagosur 10 pasagjerë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Çorovodës, ku sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka konstatuar se rrëshqitja e autobusit ka ardhur si pasojë e shkarjes së dherave të rrugës. / G. Ndoja