“Shiti” shtëpinë e tjetrit me mashtrim, fiton 6 milionë lekë
TIRANE- Prej gati 3 vitesh, kishte mashtruar një person, duke i premtuar shitjen e një apartamenti dhe duke i marrë 6 milionë lekë të reja, por asnjëherë nuk ja dha atë. Dile Xheleshi është emri i 58-vjeçares së arrestuar ditën e djeshme nga forcat e Policisë së Tiranës, pasi për të Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penal të “mashtrimit”. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në datën 30.06.2011 është regjistruar procedim penal, bazuar në kallëzimin penal të A.K.. Ajo pretendon se ka paguar 6.000.000 lekë tek Dile Xheleshi për të blerë një apartament me adresë rruga “50-Vjetori” pall 2, ap 3 kati i 1 shk 1.
Për të realizuar këtë shitblerje është hartuar një deklaratë noteriale e datës 03.02.2009. Shumën e të hollave A.K. e ka paguar pjesë pjesë. Në lidhje me apartamentin, ato kanë shkuar të dyja për ta parë dhe Dila Xheleshi e ka çuar afër një shkolle tek rruga “Myslym Shyri” në katin e parë të një pallati. Por ajo nuk ia ka treguar nga brenda pasi ngriti pretendimin se kishte qiraxhinj të cilët bezdiseshin. Koha kaloi dhe Dila Xheleshi nuk hartoi as kontratën e plotë të shitblerjes dhe as nuk ia vuri në dispozicion apartamentin A.K.. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë nisën verifikimet për ta provuar atë. Pas verifikimeve ka rezultuar se në emër të Dila Xheleshit nuk figuron asnjë pasuri e paluajtshme e regjistruar.
Gjithashtu në adresën e përcaktuar në deklaratën noteriale të apartamentit që do të shitej, nuk është pronare e asnjë hyrjeje pallati Dila Xheleshi, as në katin e parë dhe as në katin e dytë. Për të gjitha këto çështje ka dhënë shpjegime Dila Xheleshi e cila ka pretenduar se ka marrë vetëm 2.600.000 lekë e jo 6.000.000 lekë. Ajo përcakton se apartamentin që i ka reklamuar A.K. e ka blerë në vitin 1998 nga M.M. dhe e ka shitur në datën 12.01.2001 tek H.V.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)