Ligjet, miratohet ligji i ri për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore
14/07/2011 Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve miratuan dje ndryshimet në ligj
Alibeaj: Projektligji rregullon situatën juridike për pronarët që se kanë në përdorim tokën
“Ndarja e tokës bujqësore, dhënia e saj në përdorim e më pas kalimi në pronësi sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” është shoqëruar me mangësi e probleme ndryshme”, kështu cilësohet ligji aktual në lidhje me këtë çështje në relacioni e dorëzuar nga qeveria. Pikërisht referuar këtyre problemeve të lindura ndër vite, deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve miratuan dje ndryshimet e këtij ligji. Ndryshimet në ligjin ekzistues nuk synojnë të ndryshojnë parimet kryesore, por të rregullojnë disa aspekte të tij. Në fjalën e tij para kolegëve të komisionit relatori i projektligjit, deputeti Enkelejd Alibeaj, theksoi se “qëllimi i shtesave në ligjin nr. 8053 është rregullimi i situatës juridike si pasojë e mangësive të ligjit ekzistues”. Më pas ai shtoi se ky projektligj do të eliminojë vakumet ligjore lidhur me pronësinë e tokës. Ligji aktual u dha të drejtën familjeve që e kishin marrë tokën bujqësore në përdorim ta kalonin atë në pronësi pa shpërblim, por vetë ligji ka shumë paqartësi në formulimin e tij. Kështu, nëpërmjet nenit 5 të projektligjit amnistohen rastet kur për shkak të moszbatimit të procedurave të kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi rrezikohej që subjekteve që në këto raste e kanë marrë pronësinë tu shfuqizohej ajo. Përgatitja e ndryshimeve dhe shtesave të këtij ligji është bërë duke ruajtur një nga parimet bazë të hartimit të mirë të ligjeve, që është qartësia e tij. Ndër të tjera Alibeaj u shpreh se ligji përcakton më qartë kategoritë përfituese të tokës bujqësore. “Ky projektligj përmes shtesave dhe ka për qëllim rregullimin e situatës juridike për familjet bujqësore apo individët-subjekte të përfitimit të tokës në pronësi, që e përdorin atë faktikisht, por për shkaqe të ndryshme se kanë në përdorim. Ky është qëllimi i shtesave që përcaktojnë si përfitues familjet bujqësore dhe individët që së pari kanë tokë në përdorim apo në pronësi sipas vendimit nr. 452 të vitit 1992 të Këshillit të Ministrave. Së dyti, e kanë tokën bujqësore në përdorim, e shfrytëzojnë, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit. Së treti, janë zhvendosur në territoret e ndërmarrjeve shtetërore. Projektligji përkufizon edhe përdoruesit, edhe shfrytëzuesit e tokës bujqësore. Pra, konsideron si të tillë familjet bujqësore apo individët që janë banorë të komunës ose bashkisë në rastin e hyrjes dhe në asnjë rast skanë ndryshuar vendbanimin që nga 1.10.1992, ose kryen veprime bujqësore”, - sqaroi Alibeaj.
Ndryshimet në ligj
Nëpërmjet nenit 5 të projektligjit amnistohen rastet kur për shkak të moszbatimit të procedurave të kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi rrezikohej që subjekteve që në këto raste e kanë marrë pronësinë tu shfuqizohej ajo. Për rastet e përmendura në nenet 2/3 dhe 2/4 jepet përgjigje se është bërë kujdes që zgjidhja të vijë duke respektuar kriteret bazë: të kenë qenë subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi; të përdorin dhe shfrytëzojnë tokën faktikisht për qëllime bujqësore.
Evidentimi i pronësisë
Sipërfaqja për të cilën do të jepet titulli i pronësisë në çdo rast nuk mund të kalojë sipërfaqen që i takonte sipas normës për frymë të fshatit. Kryetarët e fshatrave, kryesitë e tyre, administrata e komunës/bashkisë, kryetari i komunës/bashkisë si dhe këshilli i komunës/bashkisë do të realizojnë procesin e evidentimit, përcaktimit e saktësimit të përdoruesve në fakt të tokës, vendndodhjen e saj, sasinë dhe kufitarët për çdo përdorues. Këshilli i komunës do të jetë organi vendimmarrës që shqyrton informacionin e mësipërm së bashku me pretendimet e mundshme dhe merr vendim. Vetëm pas kësaj vendimmarrjeje do të fillojë procesi i plotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi.