Apartament për gra e vajza të dhunuar në familje
14/07/2011 Projekt nga bashkia, vetëm këtë vit 35 raste dhunimi
Durrës, shënohen dhe 5 raste që burrat padisin gratë
DURRES- Bashkia e Durrësit do të krijojë kushte strehimi për të gjithë gratë e vajzat që dhunohen nga burrat e prindërit. 11 institucione në Durrës janë bashkuar për të ndalur dhunën në familje që ushtrohet nga arsye të ndryshme. Nisma këtë herë ka qenë e UNICEF, UNFRA dhe ambasadës austriake, suedeze e holandeze, të cilat në bashkëpunim me bashkinë janë përpjekur të kërkojnë bashkërendim të punës institucionale për të ndalur dhunën në familje. Gratë, të moshuarit, vajzat dhe fëmijët janë të më rriskuarit sipas autoriteteve të mësipërme, por ka disa kallëzime, si dhe shumë të dhëna të tjera të padeklaruara zyrtarisht që flasin për dhunimin edhe të meshkujve nga gratë e shtëpisë. Përfaqësues të bashkisë thonë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 77 raste të dhunës në familje, kurse në gjashtë muajt e parë të këtij viti 35 raste të reja. Viktima të dhunës janë persona të moshave të ndryshme, por kryesisht vajza të moshës deri në 25 vjeç dhe gra të moshës deri në 35 vjeç. Pas debateve të shumta, si dhe dhënies së informacioneve të detajuara kryesisht nga Policia e Shtetit dhe institucionet kundër dhunës Bashkia e Durrësit ka afruar mjedise për akomodimin e personave që kanosen. Bashkia ka thënë se brenda këtij viti do të lirohet një apartament banimi me kubaturë 2+1, ndërsa vitin tjetër do të ketë më shumë hapësira për këtë kategori. Tryeza diskutoi për mundësinë e ndërtimit të një sistemi elektronik për regjistrimin e të dhënave në lidhje me menaxhimin e rasteve të dhunës në familje. Sistemi elektronik përmban të dhëna që i përkasin periudhës shtator 2010-qershor 2011. Në mënyrë të koordinuar rezultojnë të jenë trajtuar rreth 97 raste. Ndërkohë 11 raste janë zgjidhur përmes punës identifikuese dhe ndërgjegjësuese të zyrës kundër dhunës në familje, pa u shoqëruar me kërkesën për mbrojtje. Tryeza e vlerësoi shqetësuese faktin e dhunimit sidomos të femrave, ndërsa u tha se janë regjistruar këtë vit edhe 5 raste që burrat kanë denoncuar bashkëshortet për keqtrajtim fizik. Xh. Gradica