E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Nano, 2 orë në selinë e PS me Ramën

TIRANE- Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka takur për rreth dy orë me kreun aktual të socialistëve, Edi Rama. Në përfundim të takimit Nano u shpreh për gezetarët; U takuam për të folur nga afër jo vetëm mbi platformën dhe ofertën që unë kam paraqitur publikisht, për një zgjidhje të sfidës presidenciale në përputhje me prioritete dhe kërkesat e vendit, të atdheut, në 100- vjetorin e Pavarësisë, dhe veçanërisht në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet për integrimin. Një konsultim i dobishëm, unë vlerësoj jo vetëm mirëkuptimin në zhvillim edhe në Partisë Socialiste, siç konstatova edhe me zotin Meta, si drejtues i LSI-së, dhe vlerësoj faktin se,  në një proces që do të vazhdojë është e dobishme të vlerësohet roli i pazëvendësueshëm i PS si forca kryesore e opozitës, në përballimin pozitiv të detyrave të integrimit.

Nano u shpreh se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri nuk mund të jetë ende në xhepin e askujt, në rast se nuk ju shërben të gjithëve.

Fatos Nano ka ndërmarrë një seri takimesh me krerët e partive parlamentare, për të kërkuar mbështetje për platformën e tij për tu zgjedhur në krye të shtetit, si President i Republikës së Shqipërisë.

Nano ka mbajtur takime me kreun e LSI-se, Ilir Meta me kryeministrin Berisha, si dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›