E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet, nesër shqyrtohet dekreti për Llallën

Kreu i ILDKP, Adriatik Llalla

TIRANE- Komisioni i Ligjeve do te shqyrtoje nesër dekretin e presidentit per kryeprokurorin e ri te vendit.

Mbledhja pritet te mbahet ne oren 09:00, ne te cilen anetaret e komisionit do te shqyrtoje dekretin e Nishanit per emerimin e Adiatik Llalles ne postin e Porkurorit te Pergjithshem, si zevendesues i kryeprokurores aktuale Ina Rama.

Kreu i shtetit gjate publikit te dekretit sqaroi edhe arsyet e perzgjedhjes se Llalles ne kete detyre shume te rendesishme.

Partia Socialiste nuk ka shprehur asnje kundershti per kandidaturen, por ka deklaruar se nisur nga procesi qe sipas saj eshte i papranueshem do te abstenoje ne momentin e votimit te dekretit.

Panorama raporton sot se nderkohe qe PS do te mbaje kete qendrim, vendosur ne mbledhjen e djeshme te grupit te saj paramentar, deputeti Tom Doshi ka deklaruar se do e votoje. Te njejtin vendim kane marre edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, dhe deputeti Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›