Ligjet shqyrtojnë kërkesën për shkarkimin e Spahiut
18/01/2012 Sot mblidhet Komisioni i Ligjeve, ku priten debate të ashpra mes mazhorancës dhe vetë Spahiut
Kërkesa e deputetëve demokratë për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga detyra e tij si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë pritet të shkaktojë debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhjen e sotme do të jetë i pranishëm edhe Spahiu, i cili pritet të përballet me akuzat e mazhorancës ndaj personit të tij. Në një prononcim për mediet ditën e djeshme numri dy i KLD-së pohoi pjesëmarrjen e tij në seancën e Komisionit të Ligjeve, ku pritet të bëjë një raport të detajuar të punës së institucionit që ai drejton.
Berisha e Spahiu
Dy ditë më parë kreu i mazhorancës, Berisha, dhe nënkryetari i KLD-së shkëmbyen akuza të ndërsjella në distancë. Në mbledhjen e së hënës së grupit parlamentar të PD-së kreu i qeverisë e akuzoi nënkryetarin e KLD-së për shkelje të rënda të Kushtetutës. “E vërteta është se kjo parti e KLD-së është parti direkt e kryetarit të KLD-së, i cili, në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit, i ka lejuar vetes që institucionet që i janë besuar në përputhje me Kushtetutën, të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikte partiake, por duke dhunuar rëndë këto dy institucione”, - deklaroi Berisha. Akuzat e Berishës sollën reagimin e menjëhershëm të Spahiut. Sipas tij, akuzat e Berishës nuk janë gjë tjetër veçse një sulm politik, i cili cenon pavarësinë e institucioneve. “Kërkesa për shkarkim nga një grup deputetësh të PD-së është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Kjo kërkesë është një sulm i pastër politik. Klasës politike pushka top le t’i bëhet, por ta harrojë se do të kontrollojë drejtësinë. Viti 2012 konsiderohet si viti i fundit të botës, por ky do të jetë fundi i asaj klase politike që mendon se do të vendosë kontrollin dhe monopolin mbi shoqërinë shqiptare”, - deklaroi Spahiu po ditën e hënë.
Kërkesa e PD-së
Në mbledhjen e sotme Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të shqyrtojë kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor nga ana e Kuvendit me objektiv hetimin e punës së nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kërkesa për hetimin e punës së Spahiut vjen vetëm dy ditë nga deklarata e kreut të mazhorancës Sali Berisha, i cili në mbledhjen grupit parlamentar të PD-së kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Spahiut. Dhe pak orë nga deklarata e Berishës kërkesa e demokratëve i është dorëzuar Kryetares së Kuvendit, e cila në seancën e parë plenare të vitit njoftoi deputetët se “në Kuvend ka ardhur një kërkesë nga grupi parlamentar i PD-së, ku kërkohet ngritja e komisionit parlamentar për hetimin dhe shkarkimin e Kreshnik Spahiut në krye të KLD-së”.
Procedura
Kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë i paraqitet Kryetarit të Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetëve. Është Komision i Ligjeve që më pas ndjek procedurat që nga ngritja e komisionit hetimor me kërkesën e 35 deputetëve e deri në votimin e raportit të komisionit hetimor. Me kërkesë të anëtarit të organit kushtetues për të cilin kërkohet shkarkimi, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Që anëtari i KLD-së të shkarkohet, kërkesa duhet të marrë dy të tretat e votave të deputetëve, ose 94 vota. Vendimi i Kuvendit për miratimin e raportit të shkarkimit të anëtarit të organit kushtetues i dërgohet brenda 5 ditëve, sipas rastit, Gjykatës Kushtetuese ose Presidentit të Republikës.