E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Morali i politikës të ripërtërihet

Presidenti Topi në selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane

Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.

Dëshira për pushtet të mos lërë prapa kujdesin për qytetarin

Krerët e shtetit uruan dje besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkëve. Presidenti Bamir Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja, zhvilloi dje një vizitë në selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës në Tiranë. Në prononcimin për mediat, kreu i shtetit tha se morali i politikës është ai që ka nevojë të ripërtërihet. Shoqëria jonë e ka pasur gjithmonë harmoninë. E ka dhe jam i bindur që do ta ketë, por këtë mesazh e jap më shumë për moralin e politikës, i cili ka nevojë të ripërtërihet që, sikurse e thashë, komunikimi duhet të jetë ai që të jetë në bazën e dialogut dhe dialogu jep pastaj të gjitha zgjidhjet e mira pozitive. Dhe të mos kemi rast të shohim me shumicë shprehje të egoizmit, që i shohim ndoshta shpesh në mjediset e politikës, ku dëshira për pushtet shpeshherë lë prapa atë që është më e rëndësishme për misionin e politikës: kujdesin për qytetarin, u shpreh Topi. Në mesditë, në Selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane uroi Festën e Pashkëve edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili e lidhi këtë ditë me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ky është një moment shumë i veçantë, sepse këtë vit Pashkët festohen në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Është në detyrimin e mbarë shqiptarëve të përulen me nderimin më të madh para rolit të jashtëzakonshëm që udhë-heqësit e

Kryeministri Berisha në selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane

Klerit Katolik, e Klerit Ortodoks, e Klerit Mysliman, kanë luajtur këto 100 vjet në konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë, u shpreh Berisha. Ndërsa lideri i opozitës, Edi Rama, tha: Gëzuar Pashkët të gjithëve dhe më lejoni që mos të flas më shumë sesa pak fjalë, për tju përcjellë të gjithë atyre që dëgjojnë urimet më të mira për këtë festë. Sepse besoj që në një ditë feste sa më pak të dëgjojnë nga ne që na dëgjojnë përditë, aq më qetë dhe aq më bukur kalon festa. Festën e uroi edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli theksoi se Pashka është një premtim dhe Zoti sjell ringjalljen te secili prej nesh në mënyrën spirituale, për të menduar edhe njëherë se sa e rëndësishme është për të kontribuar të gjithë bashkë për të ardhmen me dashuri. Krerët e shtetit vizituan dhe uruan Festën e Pashkëve edhe në bashkësinë fetare Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.

Alibeaj: Bardhi të japë dorëheqjen
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se Gjon Bardhi duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës dhe më pas të bëjë çtë dojë me mandatin e deputetit. Mund të kesh lëshuar akte. Mund të të jenë marrë nën forcë, nën imponim, akte për heqje dorë, por kurrsesi nuk përbëjnë shkak për heqje mandati. Kjo do të thotë se është i destinuar zoti Gjon Bardhi për të qenë deputet. Veç kësaj, para këtij akti, do të duhet të bëjë po ai dhe heqjen dorë nga mandate që ka marrë si kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës. Duhet të bëjë paraprakisht dorëheqjen si kryetar i njësisë se qeverisjes vendore përkatëse. Nga ky moment, ai mandatohet dhe është i aftë për tu paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera, dhe në këtë rast ndodh që i kalon tjetrit, tha Alibeaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›