E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet shtyjnë diskutimin për ndryshimet në ligjin për kartat

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë diskutimin e projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që ka të bëjë me kartat e identitetit. Mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t‘u njohur me projektligjin. Ky projektligj parashikon përjashtimin nga TVSH-ja për kartat e identitetit. Sipas qeverisë, kjo politikë përjashtimi diktohet nga fakti se është përfunduar marrëveshja e koncesionit për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti me një çmim të deklaruar. Përjashtimi nga TVSH-ja e kartave të identitetit mundëson eliminimin e kostove shtesë për të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët do të pajisen me karta identitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›