Prokuroria: AKKP, si abuzonte me pronat
Ish-kreu i Agjencisë së Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave,
Tunxh Vatnikaj, ndryshonte një
herë në tre muaj administratën.
Pasi i detyronte të firmosnin në
kohë rekord disa procedura për
kompensimin e pronarëve me truall
në bregdet, i shkarkonte pa asnjë
motivacion. Prokuroria e Tiranës
ka marrë në pyetje dhjetëra
punonjës dhe ish-punonjës të
AKKP-së për falsifikimin e dokumenteve
në një zonë në Komunën
Synej në Kavajë. Punonjësit
deklaruan se janë "urdhëruar"
nga Vatnikaj për të firmosur këto
procedura. Pas këtij akti, ata janë
hedhur në rrugë, pasi i ka mbaruar
kontrata e punës. "Kishim kontrata
tremujorëshe për të punuar
në AKKP. Këtë e kishte vendosur
vetë kreu Vatnikaj. Pas përfundimit
të kontratës, nëse mund t‘i
kishim shërbyer shefit, mbaheshim
në punë. Nëse jo, kontrata
nuk rinovohej. Administrata në
Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit
të Pronave emërohej vetëm
nga titullari me direktiva nga
lartë", deklaruan për prokurorinë
punonjësit. Sipas tyre, edhe në
rastin e firmosjes së kompensimit
të familjes Shijaku me prona në
bregdet, në vendin e quajtur gjiri i
"Gjeneralit", kanë vepruar sipas
urdhrave nga lart. Por ish-kreu i
AKKP-së ka mohuar çdo provë të
prokurorisë për falsifikimin e disa
dokumenteve për 48 hektarë troje
në bregdet.
Skema
Gjatë dëshmisë në Prokurorinë
e Tiranës, punonjësit e AKKP-së
kanë treguar skemën e falsifikimit
të dokumentacioneve për 48 hektarë
prona në vendin e quajtur gjiri
i "Gjeneralit". Shtatë muaj më
parë, ish-kreu i AKKP-së, Tunxh
Vatnikaj, ka urdhëruar disa punonjës
të hartojnë një plan për kompensimin
e familjes Shijaku me
prona në bregdet. Në kohë rekord,
punonjësit kanë hartuar dokumentacionin
përkatës dhe ia kanë
servirur titullarit. Vatnikaj ka firmosur
për kthimin e pronave.
Ndërkohë, në "lojë" ka hyrë
prokuroria, e cila ka përdorur
metoda speciale të hetimit për
zbardhjen e veprimeve të AKKPsë.
Hetuesit e çështjes janë vënë
në lëvizje dhe kanë mundur të
zbulojnë negociatat e fshehta të
Vatnikajt me një biznesmen të
njohur. I gjithë dokumentacioni
është hartuar nga një avokat. Sipas
grupit hetimor, edhe avokati
është person nën hetim. "Janë
kryer të gjitha veprimet dhe është
konkluduar se AKKP-ja ka falsifikuar
një firmë të familjes Shijaku
për t‘i kthyer një pronë kësaj
familjeje. Gjatë marrjes në pyetje,
pjesëtarë të familjes Shijaku kanë
mohuar në mënyrë kategorike se
kërkonin të shpronësoheshin.
Ata deklaruan se "kanë shumë
prona të trashëguara, por nuk
kanë kërkuar asnjëherë që tu
ktheheshin", deklaruan burimet
nga prokuroria. Pas pretendimeve
të familjarëve, hetuesit e
çështjes kanë verifikuar firmën e
tyre me firmën që gjendej në dokumentacion.
Ka rezultuar se nuk
ka qenë firmë e njëjtë. Dyshohet
se AKKP-ja ka vendosur që të
kthejë një pronë me dokumente
të falsifikuara.
dhe Kompensimit të Pronave,
Tunxh Vatnikaj, ndryshonte një
herë në tre muaj administratën.
Pasi i detyronte të firmosnin në
kohë rekord disa procedura për
kompensimin e pronarëve me truall
në bregdet, i shkarkonte pa asnjë
motivacion. Prokuroria e Tiranës
ka marrë në pyetje dhjetëra
punonjës dhe ish-punonjës të
AKKP-së për falsifikimin e dokumenteve
në një zonë në Komunën
Synej në Kavajë. Punonjësit
deklaruan se janë "urdhëruar"
nga Vatnikaj për të firmosur këto
procedura. Pas këtij akti, ata janë
hedhur në rrugë, pasi i ka mbaruar
kontrata e punës. "Kishim kontrata
tremujorëshe për të punuar
në AKKP. Këtë e kishte vendosur
vetë kreu Vatnikaj. Pas përfundimit
të kontratës, nëse mund t‘i
kishim shërbyer shefit, mbaheshim
në punë. Nëse jo, kontrata
nuk rinovohej. Administrata në
Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit
të Pronave emërohej vetëm
nga titullari me direktiva nga
lartë", deklaruan për prokurorinë
punonjësit. Sipas tyre, edhe në
rastin e firmosjes së kompensimit
të familjes Shijaku me prona në
bregdet, në vendin e quajtur gjiri i
"Gjeneralit", kanë vepruar sipas
urdhrave nga lart. Por ish-kreu i
AKKP-së ka mohuar çdo provë të
prokurorisë për falsifikimin e disa
dokumenteve për 48 hektarë troje
në bregdet.
Skema
Gjatë dëshmisë në Prokurorinë
e Tiranës, punonjësit e AKKP-së
kanë treguar skemën e falsifikimit
të dokumentacioneve për 48 hektarë
prona në vendin e quajtur gjiri
i "Gjeneralit". Shtatë muaj më
parë, ish-kreu i AKKP-së, Tunxh
Vatnikaj, ka urdhëruar disa punonjës
të hartojnë një plan për kompensimin
e familjes Shijaku me
prona në bregdet. Në kohë rekord,
punonjësit kanë hartuar dokumentacionin
përkatës dhe ia kanë
servirur titullarit. Vatnikaj ka firmosur
për kthimin e pronave.
Ndërkohë, në "lojë" ka hyrë
prokuroria, e cila ka përdorur
metoda speciale të hetimit për
zbardhjen e veprimeve të AKKPsë.
Hetuesit e çështjes janë vënë
në lëvizje dhe kanë mundur të
zbulojnë negociatat e fshehta të
Vatnikajt me një biznesmen të
njohur. I gjithë dokumentacioni
është hartuar nga një avokat. Sipas
grupit hetimor, edhe avokati
është person nën hetim. "Janë
kryer të gjitha veprimet dhe është
konkluduar se AKKP-ja ka falsifikuar
një firmë të familjes Shijaku
për t‘i kthyer një pronë kësaj
familjeje. Gjatë marrjes në pyetje,
pjesëtarë të familjes Shijaku kanë
mohuar në mënyrë kategorike se
kërkonin të shpronësoheshin.
Ata deklaruan se "kanë shumë
prona të trashëguara, por nuk
kanë kërkuar asnjëherë që tu
ktheheshin", deklaruan burimet
nga prokuroria. Pas pretendimeve
të familjarëve, hetuesit e
çështjes kanë verifikuar firmën e
tyre me firmën që gjendej në dokumentacion.
Ka rezultuar se nuk
ka qenë firmë e njëjtë. Dyshohet
se AKKP-ja ka vendosur që të
kthejë një pronë me dokumente
të falsifikuara.