E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH sulmon buxhetoret, 26 subjekte debitore

Operatori i Sistemit te Shperndarjes ne Elbasan denoncon 26 subjekte dhe institucione shteterore, qe jane debitore ndaj ketij institucioni per shmangien e detyrimeve te energjise elektrike. Sipas drejtorit te filialit, Artur Voci, deri ne daten 28 shkurt 2009, ne arken e kesaj ndermarrje rezultojne debitore 26 subjekte buxhetore. Mes tyre permenden Ndermarrja e Sherbimeve Publike, Qendra e Arsimit, Shkolla Pedagogjike, Reparti Ushtarak, disa komuna, madje edhe vete Prefektura. Per kete problem ka nderhyre menjehere dega e thesarit, e cila ka sqaruar se fondet per subjektet buxhetore do te celen gjate ketij muaji. Por OSSH-ja ka njoftuar se tashme eshte nje operator privat, qe nuk ka lidhje me buxhetin dhe procedurat.

F. S.

Marreveshja, 75 studente e pedagoge, bursa per ne universitetet e huaja

Gjate ketij viti pritet qe rreth 75 studente e pedagoge shqiptare te qarkullojne drejt universiteteve te huaja. Kjo, fale programit CEEPUS, i cili eshte nje program bashkepunimi nderuniversitar i rrjeteve te universiteteve te vendeve te Evropes Qendrore e Juglindore dhe nxit levizjen e studenteve dhe pedagogeve ndermjet universiteteve te ketyre vendeve levizje te tjera brenda ketij viti akademik. Levizjet brenda rrjeteve universitare maten me muaj-bursa, te cilet mbulojne shpenzimet e udhetimit dhe te qendrimit ne vendet perkatese. Pedagoget shkojne per te dhene mesim,ndersa studentet kryejne nje ose disa module dhe marrin kreditet perkatese, te cilat njihen nga universitetet e rrjeteve nderuniversitare. Shqiperia merr pjese per te tretin vit ne kete program. 39 pedagoge dhe studente shqiptare kane shkuar vitin e kaluar ne universitetet e ketyre vendeve dhe 15 pedagoge dhe studente te universiteteve te tyre kane ardhur ne universitetet tona. Levizjet e reja jane saktesuar gjate takimit ne Bukuresht te Rumanise, te Komitetit te Perbashket te Ministrave te Arsimit te Evropes Qendrore dhe Juglindore ne kuader te programit CEEPUS, ne te cilin mori pjese edhe Ministri i Arsimit dhe i Shkences i Shqiperise, Fatos Beja. Ne takimi, Beja foli per realizimet e deritanishme te institucioneve tona te arsimit te larte ne kuader te projektit, per kuadrin e ri ligjor ne fushen e arsimit te larte, i cili do ta nxite me tej pjesemarrjen e vendit tone ne kete projekt. Beja shprehu shqetesimin qe Kosova dhe Universiteti i Prishtines nuk moren pjese ne takim per shkak te pengesave te krijuara nga pala pritese, cka cenon qarkullimin e lire te pedagogeve dhe studenteve ndermjet vendeve qe kane nenshkruar marreveshjen e programin CEEPUS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›