E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji: Abuzuesit me konsumatorin, 2% e xhiros penalitet

Shumë shpejt do të jetë e vështirë të abuzohet me konsumatorin. Kjo falë ligjit të miratuar dje, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Sipas ligjit në fjalë, për Mbrojtjen e Konsumatorit, çdo biznes apo kompani që do të abuzojë në kurriz të konsumatorit, do të penalizohet me 2% të xhiros si masë gjobe. Kjo është hera e parë që një ligj parashikon penalitetet ndaj subjekteve që abuzojnë në masë me konsumatorët dhe ato do të përllogariten në bazë të xhiros vjetore të vitit paraardhës.

Nga ana tjetër, për çdo dëm individual ndaj konsumatorit, penaliteti është rritur deri në 5 herë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›