Shkurtimet buxhetore Bode Nuk do te rrisim borxhin

18.3 miliard lekë janë shkurtimet buxhetore që qeveria mendon të bëjë në mes të këtij viti. Pas disa javësh rishikime të mundësive për shkurtime të shpenzimeve, ministrii Financave ka prenzantuar draftin, që proitet të marrë OK-in pas pak ditësh. Deputetëve të komisionit të Ekonomisë dhe Financave u është bërë me dije se nuk do të ketë rritje të borxhit, ashtu siç dhe FMN kërkoi.
“Duke ruajtur për qëllim kryesor stabilizimin makro-financiar të vendit, konsolidimin fiskal të vendit dhe mbështetjen e biznesit në perspektivë, mbështetjen e ekonomisë në tërësi në perspektivë me politika të tilla vijnë me një propozim për të zvogëluar shpenzimet e buxhetit me një vlerë totale prej 18.3 miliardë lekësh. Po ashtu me ulje të vëllimit të të ardhurave të cilat nuk do të realizohen aq sa i kishim programuar në fillim të vitit dhe që ishin tepër optimiste, rreth 15% më të larta në krahasim me vitin 2010”- tha Bode.
Ndryshe nga herët e shkuara, dy vitet e fundit ka pasur shkurtime të shpenzimeve, të detyruara sipas ministrit të Financave nga siutuata jo e mirë ekonomike në rajon dhe Shqipëri.
“Ky shkurtim shpenzimesh ndihet në ato zëra të cilat ne i konsiderojmë se nuk prekin në mënyrë thelbësore funksionimin e administratës publike dhe nuk prekin ekzekutimin e programeve dhe projekteve të qeverisë. Prandaj në disa zëra do të jetë më i madh, ndërsa në disa të tjera nuk do të ketë ulje, por rritje, siç janë pagat e pensionet, në disa zëra do të jenë pa shkurtime siç janë një sërë shpenzimesh në infrastrukturë, dhe në tërësinë e tyre shpenzimet programohen që në fund të vitit 2011 të jenë 29.6% e prodhimit të brendshëm bruto”- tha Bode.
Fillimisht u përfol për një shkurtim prej 20 miliard lekësh, por drafti përfundimtar erdhi me 18.3 miliard lekë ndryshime. Gjatë kësaj jave nmdryshimet do të shqyrtohen nen për nen dhe më pas pritet kalimi në seancë plenare.
Florian Papadhimitri