Shehu: Skema e re e taksës së makinave të importuara, me leverdi për qytetarët
Eksperti i financave, anëtar në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë dhe Financave, Sherefedin Shehu, shprehet për “MAPO” se skema, e re e zbardhur dje nga mediat, e taksës së makinave të importuara në vend është e leverdisshme për qytetarët. Sipas tij, nuk do të ketë më taksë importi dhe kjo është pozitive, pasi me formulën aktuale ajo paguhej disa herë më shumë se kostoja reale e makinës. “Taksa, e cila do të shtrihet ndër vite dhe që do të paguhet sëbashku me kolaudimin, nuk është taksë importi, por taksë ambienti. Ajo do të llogaritet me formulën e vjetër dhe taksa e ambientit do të paguhet për aq vjet sa do të përdoret në vend. Do të jetë shumë e leverdisshme për qytetarët të importojnë makinat e vjetra, pasi nuk do të paguajnë doganën” – u shpreh eksperti Shehu. Paketa fiskale do të shkojë në Kuvend sëbashku me buxhetin e rishikuar në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë dhe Financave për t’u diskutuar në parim e nen për nen e pastaj do të votohet në seancë plenare.