E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji Antimafia 24 procedime per sekuestrim te aseteve kriminale

Prokuroria e Krimeve te Renda ne proces konfiskimi pasurite e pese te pandehurve. Viti 2010 rritje te hetimit per trafikun e droges dhe qenieve njerezore

Miratimi i ligjit Antimafia dhe hyrja ne fuqi e tij ne fillim te vitit 2010 ka sjelle numer te larte te sekuestrimit te aseteve kriminale nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Por jo vetem kaq po ne baze te ketij ligji te ri nga prokuroret eshte kerkuar konfiskimi edhe per pronat e pese te pandehurve. Referuar edhe ligjit te ri qe hyri ne veprim nga ana e kreut te Prokurorise se Krimeve te Renda u miratua edhe nje urdher i brendshem per te disiplinuar hetimet pasurore dhe kontrollin e tyre. Referuar te dhenave zyrtare te bera publike gjate analizes se Prokurorise se Krimeve te Renda vetem gjate vitit te kaluar jane regjistruar dhe ndodhen ne proces hetimi 24 procedime pasurore. Mesohet se jane paraqitur 11 kerkesa per sekuestrim te cilat jane pranuar nga gjykata ndersa jane paraqitur 5 kerkesa per konfiskimin e pasurive te sekuestruara si me siper per te cilat ende vazhdon gjykimi. Por nuk kane qene vetem sekuestrot dhe konfiskimet ceshtje me interes per akuzen e Krimeve te Renda. Ajo qe vihej re nga prokuroret pergjate vitit qe kaloi ishte nje rritje e numrit te veprave penale te trafikimit te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike ndersa dy vjet me pare kishte filluar te vihej re nje renie te ketyre procedimeve penale. Sipas burimeve zyrtare vetem procedime per trafikimin e droges ka pasur 79 raste ndersa 40 procedime jane shenuar per trafikun e qenieve njerezore. Analiza e te dhenave tregon se ne raport me vitin 2009 ka nje rritje graduale te numrit te procedimeve per trafikim te lendeve narkotike 6 procedime me shume ne krahasim me 2009-en. Rritje ka pasur edhe numri i rasteve te shtrengimit me anen e kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise neni 109/b i KP 6 procedime me shume se vitin e kaluar - behet e ditur nga burime zyrtare prane akuzes ndersa shtohet se eshte rritur ndjeshem numri i rasteve te raportuara te trafikimit te armeve nga 4 raste ne 17 raste. Por rritje me te ndjeshme ka numri i procedimeve te regjistruara per trafikim te qenieve njerezore nga 9 ne 36 raste. Nga te dhenat zyrtare te Prokurorise se Krimeve te Renda vihet re nje ulje e veprave penale te kryera ne kuader te organizatave kriminale krahasuar me nje vit me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›