E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne autobus emigranti me 1.5 kg marijuane

Ne dukje si nje emigrant i rregullt qe udhetonte me autobus per ne vendin e tij te punes ne Greqi nje 27-vjecar nga fshati Labove e Vogel i komunes Odrie te rrethit Gjirokaster nuk ka mundur dot tua hedhe punonjesve te policise ne Kakavije te cilet i kane bllokuar nje sasi prej 1.5 kilogram marijuane. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres Gentian Mullai i cili ka sqaruar dhe detajet e operacionit. Sipas tij rreth ores 0100 duke u gdhire mengjesi i djeshem ne Piken e Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije sherbimet e Policise Kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Kakavije gjate nje kontrolli te ushtruar ne bagazhet e dores ne autobusin e linjes Tirane-Athine te shoqerise Joy Travel ne nje nga cantat eshte konstatuar nje pako ne forme te crregullt e mbeshtjelle me leter natriban ku brenda saj dyshohej se mund te kishte lende narkotike te llojit marijuane. Nderkohe pas nje pune te mire profesionale dhe veprimeve te para hetimore te kryera nga ana e Specialisteve te Sektorit per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster rezultoi se canta qe u gjet lenda narkotike ishte e 27-vjecarit Jorgo Thimjo. Menjehere ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres. Sipas Mullait grupi hetimor ka konstatuar se ne pakon e gjetur ne canten e te dyshuarit Thimjo kishte lende narkotike te presuar ne forme cokollate te dyshuar si marijuane rreth 1 kg e 500 gr. Nderkaq 27-vjecari eshte shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Gjirokastres per veprime te metejshme ku ne perfundim te veprimeve procedurale te kryera nga ana e specialisteve te Sektorit kunder Narkotikeve eshte bere arrestimi i tij per vepren penale te Trafikut nderkombetar te lendeve narkotike. Pas hetimeve te para zedhenesi i policise se qytetit jugor ka sqaruar gjithashtu se i ndaluari udhetonte nga Tirana per ne Krete pasi ishte emigrant dhe punonte atje. Ne baze te deklarimeve te tij lenden narkotike e kishte blere ne Tirane me shumen 400 euro. Ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe me Drejtorine e Policise se Tiranes policia e Gjirokastres po vazhdon puna per kapjen e shtetasit qe ia ka shitur lenden narkotike. Nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per veprime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›